• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur merr në mbrojtje rrugaçërinë…

by Artur Ajazi
14/12/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kur merr në mbrojtje rrugaçërinë, natyrisht nuk je europian, nuk je as politikan, nuk je as qytetar, nuk je as njeri normail i denjë për shoqërinë, miqësinë, madje as për familjen tënde. Kur merr në mbrojtje rrugaçërinë, nuk je as demokrat, pasi po mbron me ndërgjegje të plotë shkatërruesit, dhunuesit, të çmendurit, të keqpërdorurit, mercenarët e paguar. Kur merr në mbrojtje rrugaçërinë që nuk ka asnjë lidhje me protestën paqesore,(aq më keq me dhimbjen njerësore) me protestës qytetare, me kauzën dhe kërkesën e drejtë, nuk je njerësor, nuk je normal, por je i keq, hileqar dhe i poshtër.

Prej 1 jave, Tirana dhe disa qytete të vendit, po ndizen flakë, po shkatërrohen institucionet, parqet, lulishtet, po vidhen dhe shkatërrohen zbukurimet dhe sinjalistika rrugore, po tmerrohen banorët e qendrës dhe periferisë,po na turpërojnë në sytë e opizionit botësor. Shqipëria për të 20 herë, po bëhet arenë zjarresh, dhune dhe shkatërrimesh, nga segmente të paracaktuara të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe nga dy personazhet më të spikatur të botës mesjetare të mendimit dhe zhvillimit njerësor. Nga ata që edhe sot pas 30 vitesh, krekosen majë postesh të pamerituara, duke nxirë imazhin e vendit, dhe duke dirigjuar grupimet vandale të adoleshentëve të trullosur nga borderotë e fëlliqura. Kur arrin një kryetar shteti dhe një ish-kryeministër, apo dhe vemjet e tyre, të marrin në mbrojtje ata që ulurasin dhe djegin Tiranën, kur arrijnë ti sulen Policisë së Shtetit e cila po duron dhe mbron me sakrifica rendin dhe qetësinë, atëhere këtu duhet ndalur seriozisht.

Janë dy personazhet e 30 viteve të tranzicionit, që mbajnë mbi supet e tyre mëkate dhe vepra të rënda penale, dhe që sërish arrijnë të dirigjojnë grupe rrugaçësh, për të destabilizuar rendin kushtetues. Policia e Shtetit, organet e hetimit dhe veçanarisht SPAK, e kanë argumentin, i kanë faktet me zë dhe figurë, i kanë emrat e atyre që kanë mbi 1 javë që nuk po ndalen së djeguri, së shkatërruari, së tmerruari foshnjet në barkun e nënës, me veprime dhe akte kriminale. Ata janë pakica e pakicës, ata janë shtresa vulgare, dhe personazhe për të cilët organet e drejtësisë duhet të ngrenë urgjentisht akuzën sipas ligjit. Kur merr në mbrojtje politike rrugaçin që djeg pemët, parqet, që shkul semaforin, thyen xhamin, plagos policin, që kërcëno rendin dhe qetësinë, si mund të quhesh ? Natyrisht bashkëpunëtor në shkeljen e ligjit. Këtë ka bërë dhe po bën Ilir Meta dhe Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, katër emrat e varganit të halleve dhe problemeve të shumta të shqiptarëve.

Asgjë të keqe nuk ka të protestosh, të ngresh zërin ndaj padrejtësive, ndaj shkeljeve ligjore dhe të drejtave të njeriut, apo ndaj çdo fenomeni negativ, por kur proteston (si mercenar i paguar) për të destabilizuar vendin tënd, duke i shërbyer interesave të ngushta të një celule të akuzuar dhe diskredituar që aspiron vetëm pushtetin dhe asgjë tjetër, atëhere duhet të pranosh edhe pasojat që vijnë pas. Keqpërdorimi i adoleshentëve dhe minorenëve në protestat e ditëve të fundit, është një akuzë e fortë për pensionistët e politikës së rrugës, për ata që 25 Prilli do ti flakë përfundimisht nga skena dhe memorja e shqiptarëve, për të mos u kujtuar më kurrë, se një ditë kanë ekzistuar…..

Next Post
“Dobësia e thellë e kundërshtarit s’duhet të na…”/ Balla nga Elbasani: PS-në e shohin si forca e vetme që ndërton shtet

"Vrasësit e bulevardit bëjnë avokatin e Klodianit", Balla: Kam marrë informacion se protestat i organizoi PD

Comments 1

  1. Dauti nga berati says:
    5 years ago

    E vertete

    Sali Ilir
    Arrestoi dhe merr fryme lirisht ky vend

    Reply

Leave a Reply to Dauti nga berati Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In