• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur mëria e Topallit përkon me të vërtetën

by
27/06/2015 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

“Harta është pothuaj krejt mavi”. Fjalët e Jozefina Topallit nuk lenë vend për asnjë mëdyshje. Ish-kryetarja e Kuvendit nuk e sheh 21 qershorin as si fitore dhe as si hap të madh përpara, duke perifrazuar fjalët e kryetari Basha pas votimit. Madje ajo thotë se opozita ka humbur vota. Shumë vota. Sipas saj, e djathta shqiptare ndodhet aktualisht në sinoret elektorale të vitit 1991, atëhere kur, shprehet ajo, në Shqipëri ishte thuajse vetëm Shkodra.

Topalli nuk njihet si dashamirëse e Lulzim Bashës. E ka pasur halë në sy politikanin e ri, qëkurse ai nisi rrugën e ngjitjes në Partinë Demokratike, e më pas, kur u afirmua gradualisht si kryetari i ardhshëm i PD. Por mëria që Jozefina Topalli ka ndaj Bashës, nuk qëndron si e tillë, kur ballafaqohet me shifrat që ajo ofron, për dokumentuar se PD-ja e Bashës nuk e fitoi garën me kundërshtarët politikë. Në këtë rast ka vend të thuhet se mëria personale e zonjës së fortë nga Shkodra përkon egzaktësisht me realitetin që lanë pas zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Dhe në fund, thirrja e saj që “PD të shikojë më shumë nga vetja”, duket si një apel i qartë për më shumë analizë dhe reflektim brenda një force politike, që vazhdon ta përkundë veten në realitetin paralel që përpiqet të ndërtojë kryetari i saj.

Next Post

Kryeministri Mustafa: Jo! Do e ngremë vetë Gjykatën Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com