• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Lulzim Basha i fshihet përgjegjësive prapa një maske!

by Alfred Peza
20/07/2020 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Nuk është asnjëherë e vështirë kur je lider politik, që të bësh sikur ke një punë më të rëndësishme, për tiu shmangur përgjegjësisë tënde kryesore. Këtë truk përdori edhe Lulzim Basha këtë radhë, për tiu shmangur pranisë si kryetar i opozitës në tryezën e Këshillit Politik, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama. Duke marë pozat si të ishte duke bërë provat gjenerale për Kryeministër, thjeshtë sa na ndihmoi të shohim një ballo me maska, të luajtur prej tij në Prishtinë.

Ata që e këshillojnë, më shumë sesa përralla me pushtet, bëjnë mirë ti tregojnë Lulzim Bashës diçka më të thjeshtë. Për të arritur ambicjet e tij politike pikësëpari ai duhet të fitojë zgjedhjet. Që të fitosh zgjedhjet, duhet të marësh më shumë se çdo lider tjetër politik, votat e shqiptarëve. Fakti se për procesin e pranverës së 2021, ai nuk po ndjek rrugën e rrugës që ndoqi për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019, është lajm i mirë. Por pjesëmarrja në zgjedhje, është një kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm.

Përpara se ekipet të futen në fushatën elektorale, duhen përcaktuar rregullat e lojës. Në një demokraci normale këto rregulla i harton e miraton Parlamenti. Por mazhoranca socialiste, duke qenë në lartësinë e përgjegjësive të saj politike, krijoi tryezën e Këshillit Politik si një mekanizëm që do ti mundësonte opozitës së rrugës, rikthimin në sistemin demokratik të vendit. Përveç kësaj, PS ishte aq luajale në përpjekjet për ti ofruar besim, sa la mënjanë rekomandimin kryesor të OSBE/ ODIHR për depolitizimin e komisionerëve.

Marrëveshja e 5 qershorit, e arritur në Këshillin Politik, do miratohet. Por PS nuk i ka e vetme votat për këtë. Rruga për atje kalon nga deputetët e opozitës së re Parlamentare. Pasi janë shpallur “non grata” nga PD e LSI, duke miratuar këtë marrëveshje, ata nxjerrin veten nga politika për të rikthyer në lojë Bashën e Kryemadhin. Si kompensim, 28 prej tyre kërkojnë hapjen e listave, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe uljen e pragut.

Është sqaruar tashmë se marrëveshja 5 Qershorit dhe kërkesat e opozitës së re Parlamentare, nuk janë përjashtuese për njëra tjetrën. Përkundrazi. Me pak vullnet politik nga të gjitha palët në lojë, të dyja platformat opozitare mund të harmonizohen, duke sjellë një reformë më demokratike e gjithpërfshirëse. Sepse hapja e listave, përveçse ka qenë një kërkesë e vjetër e “Opozitës së Bashkuar”, është bashkë me atë të opozitës së re parlamentare, edhe një kërkesë mbarëpopullore.

E në vend që Lulzim Basha ta shohi këtë realitet politik drejt e në sy. Në vend që Kryetari i PD të mari përgjegjësitë që i takojnë, për tu ulur përballë Kryetarit të PS në tryezën e Këshillit Politik. Në vend që kryetari I opozitës, të ballafaqohet në mënyrë transparente dhe të angazhohet për zgjidhje me kreun e mazhorancës qeverisëse, ai ikën. Bën sikur ka takime të rëndësishme në Kosovë, në një kohë pandemie, si në të vetmen kohë që duket se i mundëson të vendosi maskë.

Një lider politik që nuk denjon ta mbajë maskën në Tiranë, nuk mund të shkojë për të bërë shfaqje me maska në Prishtinë. Një lider që kërkon të qeverisë vendin, nuk i bishtnon përgjegjësive të nesërme, përmes lojërave të sotme. Një lideri politik që do ketë përgjegjësi për gjithë shqiptarët në rajon e kudo ata ndodhen nëpër botë, nuk mund të bëjë teatër prapa një maske në Kosovë, kur i duhet që të jetë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ka një shenjë që mund ta japi Lulzim Basha e që do të ishte e pashmangshme. Një shenjë që do ta çonte shumë përpara jo vetëm çështjen e besimit dhe garancive për standardet zgjedhore në Shqipëri. Nëse Kryetari i PD e do vërtetë këtë, duhet të ulet përballë kryesocialistit, në atë tryezë. Nëse Kryetari i Opozitës e do vërtetë stabilitetin aftagjatë dhe integrimin europian të vendit, duhet të ulet përballë kryetarit të mazhorancës në Këshillin Politik. Ai duhet ta hapë atë derë. Ta rrëzojë muret e krijuara deri më sot. Të largojë frikën. Të shembë paragjykimet. E ta ndërtojë atë urë.

Pas kësaj, do kuptohej se nga tre opozita që ka vendi (e rrugës, presidenciale, parlamentare), kush është realisht lideri i saj real. Për aq kohë që Lulzim Basha, nuk arrin të ngjitet në këtë lartësi, nuk dëmton dot as PS, as mazhorancën, as Edi Ramën dhe as Shqipërinë. Thjeshtë do vijojë si deri më sot, të dëmtojë PD, opozitën dhe shanset e tij për Kryeministër. Nëse kërkon të fshihet pas maskës së Covid, duke mbajtur hundën jashtë, thjeshtë sa është duke na treguar se kush është Pinoku në këtë histori.

Next Post
Arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave mes Shqipërisë dhe Austrisë

Arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave mes Shqipërisë dhe Austrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com