Kur luanesha takon njeriun që e ka rritur
Jo vetëm grabitqarë të egër të parqeve dhe pyjeve, por edhe, në një farë mënyre, të llastuar dhe me zemër të madhe, si dhe me një kujtesë të hekurt madje. Është rasti i luaneshës Kiara, e cila nuk është përmbajtur nga kënaqësia kur takon Adolfon, njeriun që e ka rritur.
Nga një video e postuar në Youtube (e cila ka grumbulluar më shumë se 50 mijë shikime në pak ditë), duket kafsha që mezi pret dhe ndien aromën e “babait adoptues”, por që nuk arrin ta shohë për momentin.
Ecën e emocionuar në perimetrin e kafazit të saj, deri sa Adolfo mbërrin. Pastaj, nga ai moment, ka vetëm emocione dhe jo frikë. Është luanesha që takon Adolfon në përpjekje për ta përqafuar dhe ai që rrëzohet duke qeshur në tokë dhe e përkëdhel në bar me dashuri. Një video që i ka bërë të gjithë të thonë me zemër të hapur dhe pa mëdyshje: “Kjo është dashuri e vërtetë”.
https://www.youtube.com/watch?t=80&v=ifZlaPQVWco









