Datën 8 nëntor komunistët shqiptarë e festojnë si çdo përvjetor tjetër të shënuar për ta. Themelimi i PKSH-së më 8 nëntor 1941, është momenti kur u bashkuan grupet komuniste, nën kujdesin e komunistit serb, Miladin Popoviç.
Ai zgjodhi në krye të PKSH-së, Enver Hoxhën, i cili e mbajti Shqipërinë rreth 50 vjet nën diktaturë.
Një galeri me fotografi sjell detaje të momenteve historike qysh prej kohës kur ishte i ri e deri pas përfundimit të luftës.