• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur, kush ka blerë vota?

by Eduard Zaloshnja
06/12/2017 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja/*

Pyetje: A ju janë ofruar NDONJËHERË, pará apo ndonjë favor, në shkëmbim të votës tuaj në zgjedhje? Kësaj pyetje i janë përgjigjur pozitivisht, 20.6% e të anketuarve shqiptarë. Vetëm malazezët kanë një kuotë më të lartë në Ballkan – 22.5% (shihni grafikun shoqërues).

Kështu rezulton nga një studim i zhvilluar prej Institutit për Demokraci, “Shoqëria Civile” – Shkup, në kuadër të Projektit HORIZON 2012, të financuar nga BE-ja. Projekti, HORIZON 2012, zbatohet nga një konsorcium ndërkombëtar drejtuar nga Shkolla për Studime Sllave dhe Europiano-Lindore, pranë Kolegjit Universitar Londër. Ndërsa anketimin në terren në Shqipëri, e ka kryer Qendra e Kërkimeve Historike dhe Antropologjike, e cila nuk ka asnjë adresë në internet, por vetëm një faqe në Facebook, ku figuron si një OJQ shqiptare, me vetëm një anëtar.

Meqenëse në Shqipëri, jetojnë rreth 2.1 milionë zgjedhës (nga mbi 3.4 milionë që janë gjithsej në listat e zgjedhësve), mund të ekstrapolohet se, rreth 430 mijë zgjedhësve me banim në Shqipëri, u janë ofruar pará apo ndonjë favor (në shkëmbim të votës), të paktën në një nga zgjedhjet që ata kanë marrë pjesë në jetën e tyre.

Pa i hyrë saktësisë së kampionimit dhe rigorozitetit të anketimit të këtij studimi, mund të them se prisja që shifra për Shqipërinë, të ishte më e lartë.  Dhe ja përse.

Blerja e votës nuk ka filluar sot. Ajo ka filluar në mënyrë masive, në lagjet egjiptiane dhe rome qysh në zgjedhjet e 1991-shit, në të cilat isha vetë kandidat për deputet. Në një lagje të tillë të Beratit, u shpërnda atëherë miell, oriz e sheqer, vetëm një ditë para zgjedhjeve, dhe e gjithë lagjja votoi për kandidaten e PPSH-së. (Një javë më vonë, në balotazh, shpërndarja nuk u përsërit, dhe lagjja votoi për kandidatin e PD-së…)

Me kalimin e viteve, blerja e votës u bë më e stërholluar, duke depërtuar edhe në lagje të tjera të varfra (urbane e rurale). Kështu, një sondazh i IDRA-s më 2013-ën (i financuar nga USAID-i), gjeti se 33% e të anketuarve shqiptarë, ishin në dijeni të rasteve kur zgjedhës të caktuar, mund ta kishin dhënë votën në shkëmbim të parave apo të ndonjë favori.

Kush pretendon se, në 27 vjetët e fundit, s’janë blerë këtu vota me pará apo me favore, duket se nuk e njeh fare Shqipërinë, ose thjesht gënjen. Gjithashtu, ajo parti që pretendon se, në 27 vjetët e fundit, nuk ka blerë vota me pará apo me favore, thjesht na bën të qeshim. (Bëhet fjalë për parti që kanë marrë të paktën 1% në zgjedhje)

Partitë kryesore të opozitës, e interpretuan studimin e sipërcituar si një vërtetim të pretendimit të tyre se, PS-ja kishte blerë mbi 20% të votave në zgjedhjet e fundit. Por, në fakt, ai studim i bënte me faj të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 27 vjetëve të fundit, pa i përmendur veç e veç ato.

Kuptohet që edhe PS-ja, në qoftë se do të kishte qenë sot në opozitë, do ta kishte përdorur studimin e mësipërm, në të njëjtën mënyrë që po e përdorin partitë aktuale opozitare. Po puna është se ç’mendojnë ata që nuk janë partizanë të asnjë partie. Sepse në zgjedhjet e fundit, 520 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri, nuk votuan për asnjërën nga partitë në garë (për krahasim, PD-në e votuan vetëm 450 mijë zgjedhës në qershor).  Dhe zgjedhës të tillë janë të zhgënjyer me partitë e me zgjedhjet, ndoshta edhe për faktin se kanë bindjen që votat blihen e shiten në lagjet e fshatrat e varfër, duke e bërë kështu të pavlefshme votën e tyre.

Ajo votë mund të bëhet e vlefshme, vetëm kur të përfundojnë në burg ata politikanë që akumulojnë pará të pista, përmes korrupsionit apo përmes lidhjeve me krimin, për t’i përdorur pastaj për të blerë vota. Dhe kjo (ndoshta) do të ndodhë kur të ngrihet e të fillojë së funksionuari i shumëprituri SPAK…

*Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
LISTA/ Ministria e Arsimit pezullon mësimin në 27 shkolla

Ministrja Nikolla: Rroga ime mujore shkon për të përmbyturit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In