• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur kryehajduti thërret, kapeni hajdutin”/ Bejko- Berishës: Nuk e njeh më as nderin e as turpin!

by
13/02/2022 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Gjirokastër, Roland Bejko, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Sali Berishës, duke e konsideruar atë ‘kryehajdut’.

Akuzat e Berishës për kryedemokratin Lulzim Basha, Bejko iu përgjigj duke thënë se Berisha, përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë.

Postimi i plotë:

Roland Bejko: Kur kryehajduti thërret, kapeni hajdutin!

Sali Berisha është shpallur “Non Grata”  familjarisht nga SHBA-të si askush tjetër në Evropë, por edhe në Botë, i akuzuar për

1. Korrupsion të Qënësishëm.

2. Dëmtim të Demokracisë.

3. Pengim të reformës në drejtësi.

Që në momentin e parë të publikimit të këtij vendimi si “non grata”, askush nga ne që sot jemi kundër rikthimit të tij në krye të PD-së, nuk doli të kërkonte burgun për të. Askush nuk ia përmendi megaaferat e tij personale dhe as të familjes së tij i përfol si nga opozita, ashtu dhe nga media e opinioni publik. Përkundrazi, shprehëm keqardhje dhe solidaritet me të.

E mirëkuptuam edhe kur tha se do dal të mbroj dinjitetin tim, dhe dakord, kish të drejtë ta bënte “luftën” e tij.

Por, po e shikoj tani që ka dalë tribunë më tribunë ku ka vendosur kandidatët e tij dhe po pret “flet arreste” si prokurorët komunistë duke mos lënë rob zoti mbi tokë pa akuzuar për korrupsion e afera të pista që nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha e deri tek familjarë kandidatësh e kundërshtarësh të tij brenda PD që guxuan të mos e ndiqnin pas në historinë e tij të marrëzisë duke i vënë flakën PD për interesat e tij personale.

Mirë ky nuk e njeh më as nderin e as turpin se e ka ngrënë me bukë me kohë pasi përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë, po këta dritëshkurtërit e tjerë që i shkojnë nga pas i qeshin dhe e duartrokasin, si ka mundësi ta bëjnë këtë sot 31 vjet pas rënies së komunizmit?! ( Shumë prej tyre që sot i ka bashkëpunëtorët e tij të afërt, kanë qenë po kaq viktima të sulmeve dhe akuzave të tij ndër vite, sa kurrë nuk ma priste mendja se do t’i shikoja më ndonjëherë bashkë.)

I super akuzuari për korrupsion dhe afera të tjera, akuzon të tjerët për korrupsion dhe u tregon burgun! Kohë paradoksesh!

Pra ky bën pjesë tek ato rastet kur kryehajduti, thërret kapeni hajdutin!

/b.h

Next Post
Balla reagon për kërkesën e Presidentit Meta ndaj anëtares së GJK: Kërkesë e pabazuar në ligj!

"Të dy duan që…"/ Ironia e Ballës: Meta dhe Berisha u kujtuan për zgjedhje se nuk e morën dot selinë e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In