Kryetari i ri i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan mund të thuhet se përveçse të qenit i pari musliman në krye të një bashkie të rëndësishme në kontinentin e vjetër, është gjithashtu dhe mik i shqiptarëve. Këtë e tregon dhe fakti se ai “flet” dhe shqip kur vjen puna për të përshëndetur përkrahësit e tij shqiptar.
Një nga këto raste ka qenë edhe kur Sadiq Khan, mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar. Javanews/ a.k