• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur komoditeti të sjell buzë greminës!

by
25/11/2021 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mehmet Prishtina

Qeveria e tanishme me të drejtë është pa nga shumë kush si qeveri e shpresës, mirëpo ka indikacione se partitë rivale, sidomos LDK dhe PDK, të trimëruara edhe nga rezultati në zgjedhjet lokale, do të rigrupohen për një koalcion anti-LVV, me qëllim të përmbysjes së skemës së tanishme qverisëse dhe krijimin e një skeme të re

Kosova posa ka dalur nga procesi zgjedhor për pushtetin vendor, ku pati një garë dinamike e tepër sfiduese. Secila parti po i komenton nga këndvështrimi i saj fitoret dhe humbjet. Ata që humbën në zgjedhjet nacionale më 14 shkurt, po e konsiderojnë rikthim të tyre në zgjedhjet e tanishme lokale, ndërkohë që fituesi absolut i zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit – LVV bashkë me Listën ‘Guxo’, po pretendojnë se kanë avancuar nga zgjedhjet e kaluara lokale, kur i kishin dy komuna, kurse tani, në këto zgjedhje, sipas tyre, i kanë fituar katër komuna.

Matematikat zgjedhore janë bërë objekt analizash në një rrafsh më të gjerë të interesimit publik, dhe emërues i përbashkët i këtyre analizave është fakti se skena politike në Kosovë, përpos që po bëhet më konkurruese, ajo ka prirje edhe të profilohet më tepër. Kjo erdhi sidomos pas ndryshimeve që u bënë në drejtimin e partive LDK dhe PDK dhe për rrjedhojë zgjedhjet lokale dëshmuan se në garën politike të vendit po fillon një periudhë e re e, ku përballja do të jetë më e fortë në saje të ideve e programeve. Kjo përballje erdhi në shprehje edhe në këto zgjedhje ku LDK e PDK në njërën anë ofruan kandidatura konkurruese e sfiduese, kurse në anën tjetër LVV shkoi në zgjedhje me njëfarë komoditeti, duke llogaritur në jehonën e fitores së 14 shkurtit.

Këtë dobësi të LVV e shfrytëzuan për mrekulli partitë rivale, të cilat arritën të imponohen me kandidatë konkurrues në disa komuna, ku Prishtina ishte modeli më i mirë i kësaj konkurrence. Humbja e Prishtinës për LVV mund të komentohet në mënyra të ndryshme, por shikuar politikisht ata që e humbin kryeqytetin llogariten si humbës moral të zgjedhjeve përgjithësisht. Partia që fiton në kryeqytet, i ndez motorët për fitore të tjera dhe, kryesisht në Evropë, kryetarët e kryeqyteteve më vonë janë bërë edhe kryeministra.

Kosova aktualisht ndodhet para sfidave të mëdha. Pandemia ende parqet rrezik kolektiv për shëndetin e qytetarëve, kriza energjetike po multiplikon kriza të tjera, kurse hasmëria e pambyllur me Serbinë, paraqet majën e ajsberkut të këtyre sfidave. Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë disa hapa reformues, mirëpo afër tij ende rrotullohen do ministra që mbajnë hapur anën e bizneseve të caktuara, për llogari që vetëm ata i dinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt duhet të mendojë për një riformatim të kabinitetit të tij qeveritar, sepse disa po “ia pijnë duhanin tinëz“. Biznset janë radiografia më e mirë e një shtetit. Nëse bizneset ankohen dhe ankesat e tyre shkojnë në vesh të shurdhër, shumë shpejt ndodhë zhgënjimi dhe vota popullore i tregon më së miri përmasat e këtij zhgënjimi.

Qeveria e tanishme me të drejtë është pa nga shumë kush si qeveri e shpresës, mirëpo ka indikacione se partitë rivale, sidomos LDK dhe PDK, të trimëruara edhe nga rezultati në zgjedhjet lokale, do të rigrupohen për një koalcion anti-LVV, me qëllim të përmbysjes së skemës së tanishme qverisëse dhe krijimin e një skeme të re.Prandaj edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare po shikohen si shansë për rikthimin në pushtet të partive rivale – LDK dhe PDK, të cilat do të detektojnë për çdo ditë dobësitë e Qeverisë dhe do t’i përkthejnë ato në platfoma zgjedhore.

Vend për komoditet tek LVV nuk ka, sepse siç po shkojnë punët, ajo do të përballet me një furtunë kundërshtarësh edhe politik, edhe social, edhe gjeopolitik. Nëse vazhdojnë të ndjehen komod, disa ministra të LVV shumë shpejt do të ndodhen në greminën e karrierës së tyre.

Next Post
FOTOT/ Sekretet e errëta të Barack Obama: Nga lidhja pasionante me të dashurën e bardhë, tek afera me profesorin. Ishte i lidhur me Michellen

FOTOT/ Sekretet e errëta të Barack Obama: Nga lidhja pasionante me të dashurën e bardhë, tek afera me profesorin. Ishte i lidhur me Michellen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In