• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur kauza bie përpara ndërtesës së kalbur të Teatrit

by Mentor Kikia
28/06/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Unë nuk jam aktor, por teatrin e dua shumë. Jo godinën, dua artin, intepretimin e artistëve në skenë. Më kujtohet kur mbaja radhë për të blerë biletën për komedinë “Pallati 176”. Nuk mbaj mend sa herë kam shkuar ta shikoj, edhe kur biletat shiteshin një javë përpara. Nuk i jam ndarë asaj salle edhe kur nuk shkonin më shumë se 20 vetë, në kohën kur njerëzit kishin nevojë më shumë për bukë se sa për art.

Kam punuar 16 vjet në një vend pune, dhe sot më duket se në atë ndërtesë, edhe pse është pronë private e dikujt tjetër, më përket edhe mua diçka. Mendoni ata aktorë që kanë punuar prej dekadash aty. Jam i bindur se u shijon edhe pluhuri i skenës. Eshtë një ngjizje mes njeriut dhe objektit, që bëhet kaq e madhe me kalimin e kohës sa të duket si pjesë e vetes. Aq më shumë kur bëhet fjalë jo për nëpunës administrate, që nuk “u bëhet vonë” nëse ua ndërrojnë zyrat, por për njerëz të botës së artit që kanë tjetër ndjeshmëri, edhe shpirtërore. Kjo justifikon tërë kontestimin e artistëve, të vjetër dhe të rinj, për ta mbrojtur atë godinë.

Por të gjithë e dinë, edhe ne e dimë, se ajo nuk është një monument kulture, as trashëgimie. Edhe pse historia jonë e artit është kaq e varfër sa edhe një ndërtesë si ajo mund të na bënte punë në aspektin muzeal. Por para se të kemi nevojë për një muze, ne kemi nevojë për një teatër. Dhe teatri nuk u përket vetëm artistëve që punojnë aty, por të gjithëve, edhe neve që ndjekim shfaqjet e tyre.

Ajo godinë nuk mund të jetë një teatër më. Jo sepse këtë e thonë ekspertët që nxjerr bashkia, por sepse kamerat e televizioneve kanë treguar me kohë gjendjen e saj teknike. Dhe po ashtu edhe mungesën e kushteve për aktorët dhe spektatorët. Ajo që përbën thembrën e Akilit në këtë debat, në fakt duhej të ishte përdorimi i territorit, që sot është “pronë” e teatrit, në shërbim vetëm të artit. Jo për kulla, por për art. Një ndërtesë të re teatri, një ndërtesë të re cirku, objekte të tjera kulturore etj. Pra një mini “Qytet i artit”. Por artistët, me gjithë të drejtën e tyre morale, e fiksuan stekën e kundërshtimit tek mbrojtja e godinës së vjetër, për t’u tërhequr më pas një nga një përballë argumentave që janë me thes kundër kësaj kauze. Tashmë ata po vihen në rresht të firmosin dakordësinë për prishjen e teatrit. Pa patur asnjë të drejtë ligjore të jenë ose jo “dakord”, pasi ata nuk janë bashkëpronarë të truallit.

Kauza e ngritur mbi një ndërtesë të kalbur, ra përpara vetë ndërtesës. Dhe bashkë me të edhe kauza e qytetarëve për të kërkuar jo thjeshtë ruajtjen e godinës së vjetër, por ndërtimin e një “qyteze arti” në mes të kryeqytetit.

Next Post
Pse vetëm për ty të ketë Europë?! Po për mua, nënën time, tënden dhe atë ushtarin atje?

Analiza/ Fryma antishqiptare dhe "hallet" e brendshme të BE shtynë negociatat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In