• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Fryma antishqiptare dhe “hallet” e brendshme të BE shtynë negociatat?

by A R
28/06/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Europian vendosi të martën që t’i japë kohë vetes edhe 12 muaj përpara se të marrë vendimin për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kur kanë kaluar dy ditë nga ky vendim në vetë gjirin e BE-së ka ende paqartësi për shkaqet e shtyrjes.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se gjithçka kishte të bënte me shqetësimin e presidentit francez Macron se hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë do të rriste elektoratin e forcave kundër –emigracionit në prag të zgjedhjeve të Majit për Parlamentin Europian.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Mikael Roth u shpreh për “DW” se njëra nga arsyet s’kishte të bënte aspak me dy vendet, por me tronditjen e BE –së nga krizat dhe hallet e veta. Tjetra arsye me dyshimet e disa vendeve se s’janë realizuar detyrat.

Por a i përmbushi në të vërtetë Shqipëria kriteret e vendosura nga Komisioni Europian, apo ajo u penalizua nga hallet e Francës apo problemeve antieuropiane që ka vetë në gjirin e tij unioni dhe aq me tepër të një fryme antishqiptare në disa vende të BE-së?

Për kriteret komisioni foli me 17 prill.

Po pavarësisht bërjes së detyrave, vendimi u shty me 1 vit. Një afat të tillë Bashkimi Europian nuk e ka vendosur në asnjë rast më parë. Kur Mali i Zi i përmbushi detyrat, vendimi u shty me 6 muaj. Për Serbinë hapja ishte e menjëhershme.

Kur vjen puna për Shqipërinë, vendit me pro-europian në rajon, Brukseli është treguar më rigoroz se me çdo vend tjetër edhe më parë.

Kusht pas kushti ai shtyu për disa vite me radhë statusin. Ndërsa tregoi dy standarde në liberalizimin e vizave.

Shqipërisë iu kërkua përmbushja e të gjitha kritereve dhe lëshimi i një numri të caktuar të pasaportave biometrike, ndërsa Maqedonisë vizat iu hoqën edhe pa i plotësuar kriteret.

Komisioni Europian kërkoi më shumë rezultate në luftën kundër krimit e korrupsionit. Të tilla kërkesa ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe ndaj vendeve të rajonit që i kanë hapur negociatat.

Shqipëria u vlerësua për Reformën në Drejtësi, ndërsa vende si Serbia e Mali i Zi që i kanë hapur negociatat nuk e kanë nisur ende këtë reformë.

Prej kohesh brenda Bashkimit Europian ka një debat që sa vjen dhe intensifikohet për nevojën e zgjerimit apo mbylljes se çdo perspektive anëtarësimi për çdo vend kandidate.

Dhe Franca është ajo që e ka deklaruar qartë pozicionin e saj: Pa u reformua unioni vetë, ai nuk duhet te zgjerohet. Këtë tezë Franca mbajti edhe në takimin e Luksemburgut, ndonëse u tërhoq në momentin e fundit përballë presionit të Gjermanisë dhe 24 vendeve të tjera anëtarë./tvklan

Shqetësime këto që Franca nuk i ka shprehur para 1 viti e gjysmë kur votoi pro Malit te Zi apo Serbisë, një vendi ku influenca ruse është me prezentja në rajon e ku Moska konsiderohet edhe me afër se Brukseli.

Shqipëria u vlerësua edhe për mbajtjen larg të Kremlinit edhe nga vete presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

Fakti që vetë Komisioni Europian pranon zyrtarisht se Shqipëria i ka bërë detyrat, por nga ana tjetër negociatat nuk hapen, bëjnë të mendosh se në gjirin e Europës vazhdon një frymë antishqiptarizmi historik i theksuar.

Dhe kjo jo vetëm për Shqipërinë, por në tërësi për shqiptarët në Ballkan, siç po ndodh me mosliberalizimin e vizave me Kosovës.

Fakti që Europa i ka lënë shqiptarët të fundit për vizat dhe tani edhe për hapjen e negociatave, na shtyn te mendojmë gjithashtu se në gjirin e BE –së ekziston ende një racizëm i fortë antishqiptar, i treguar që nga viti 1913.

Pas këtyre qëndrimeve, moshapjes së negociatave me Shqipërinë dhe mosliberalizimi të vizave për Kosovën, ekziston dyshimi se qëndron edhe një paragjykim i Shqipërisë apo Kosovës si të vetmet vende në Ballkan me shumicë myslimane./Klan/a.m.

Next Post
GALERI / Veliaj çon aktorët te stadiumi i ri: Është koha të bëjmë edhe Teatrin

GALERI / Veliaj çon aktorët te stadiumi i ri: Është koha të bëjmë edhe Teatrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e 1 miliard njerëzve!

September 25, 2026
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

September 25, 2026
Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com