• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria në 1944? Xhufi: Të dhënat e Vatikanit konfirmojnë 29 Nëntorin

by A R
02/12/2024 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dilemat historike të Luftës së Dytë Botërore rishfaqen përsëri edhe në këtë 80 vjetor të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë në nëntor të vitit 1944.

Prej vitesh tashmë, politika e feston e ndarë ditën e çlirimit, e djathta 28-tën ndërsa e majta 29 nëntorin, ndonëse duhet të ishte një datë e cila bën së bashku të gjithë popullin shqiptar.

Zyrtarisht 29 nëntori njihet si dita e çlirimit në Shqipëri, e emëruar dhe si festë zyrtare.

Çështja e datës është ndër më të debatuarat në dekadat e post-komunizmit. Debati ka përfshirë dhe historianët, të cilët edhe ata nuk kanë mundur të gjejnë një pikë të përbashkët. Pas çlirimit të Tiranës më 17 nëntor të 1944, mbetej të çlirohej dhe Shkodra, kryeqendra historike e veriut. Por kur u largua gjermani i fundit?

“Është çliruar në datën 29 nëntor. Këtë e kanë provuar dokumentet gjermane në radhë të parë të cilat janë botuar dhe zbuluar nga historianët tanë. Këtë e ka vërtetuar së fundi edhe një dokument i Nuçit apostolik të Vatikanit që ishte në Shkodër në atë kohë. Dengris quhej I cili ka dërguar një raport nga Shkodra pikërisht në mëngjesin e datës 29 nëntor ku shkruan se në orën 4 të mëngjesit më zgjoi nga gjumi një zhurmë e fortë mjetesh të motorizuara, dola në ballkon thotë dhe pash një kolonë të madhe gjermane e prirë nga një motoçikletë dhe mjete të tjera të blinduara e cila po kalonte në drejtim të Hanit të Hotit pra në të dalë. Ishte ora 4 e mëngjesit e datës 29 nëntor. Kur doli ky dokument para pak vjetësh u duk sikur u shua polemika 28 apo 29”, shprehet Pëllumb Xhufi.

“Ka të dhëna nga më të ndryshmet, dikush thotë pas mesnate d.m.th. ka dal 29 dikush bën shaka që ikën dhe u kthyen se kishin harruar një gjë, gjithsesi me daljen nga Shkodra nuk përfundon nëse do ta marrim kështu çlirimi i Shqipërisë sepse përtej Shkodrës ka ende territor shqiptar që kemi ne sot, kufijtë tanë politik, por ka territor shqiptar dhe përtej sepse Shqipëria “është zgjeruar” gjatë periudhës së luftës, ka marr territoret që i kishte humbur me vendim të konferencës së paqes së Parisit.

Është bërë një modifikim i kufijve dhe nisur nga kjo, nëse doli nga Shkodra nuk do të thotë se doli nga Shqipëria. Dita kur në Tiranë nuk ka më ushtri pushtuese do të thotë nuk ka më një ushtarak që i takon ushtrisë gjermane atëherë mund ta konsiderojmë që Shqipëria u çlirua. Të gjithë vendet kështu e kanë. Ne e morëm po themi pas si më përzemër sepse në 28 nëntor në Tiranë bëhet parada e madhe e ushtrisë partizane, një paradë fitimtarësh. Është ngritur podium para hotel Dajtit. Dhe përkoi shumë e bukur parade dhe për këtë është bërë ndoshta parada, jo për aq se iku ushtari i fundit nga Shkodra, po për atë ë përkonte me ditën e flamurit, ishte si me thënë një pavarësi e dytë e Shqipërisë. Do të thotë që ishte shumë e bukur si ditë. Do të kremtohet dhe më vonë dhe do të dali që është 29.”, thotë Nevila Nika.

/a.r

Next Post
Vetëhidhet nga kati i katërt i pallatit 30-vjeçarja në Lezhë, si paraqitet gjendja e saj

45-vjeçari në Lezhë dërgohet në spital me plagë në këmbë, dyshimet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In