• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Kur hyn Argita Malltezi në politikë? Vajza e Sali Berishës zbulon arsyen dhe…

by A R
28/06/2024 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, la hapur gjithçka për sa i përket përfshirjes së saj në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike apo në grupin e saj parlamentar, duke kandiduar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. “Deri para 8 muajsh, ju nuk më keni parë në media që të flas për çështjet e politikës. Kjo nuk ka qenë në projektet e mia. Sot nuk di t’ju them se çfarë do të sjellë e nesërmja dhe sesi do të reagoj. Për shkak të rrethanave kam vendosur të heq dorë nga rrjedha normale e jetës dhe të përfaqësoj një kauzë. Do ta ndjek deri në fund pa asnjë diskutim, por nuk parashikoj dot, nëse do të marr një vendim dhe kur do ta marr një vendim”- tha Argita Malltezi, e cila dukej e sinqertë në përgjigjen e saj, gjatë së cilës shprehu dëshirën që jeta e saj të rikthehej në normalitet, si përpara tetorit 2023, kur bashkëshorti i saj u arrestua dhe ndaj babait të saj u morën disa masa sigurimi, të vlerësuara si antikushtetuse. Ajo që u kuptua qartë dhe që Argita Malltezi e pohoi për herë të parë pas këmbënguljes së gazetares Elona Meço ishte se gjithçka varej nga gjendja e arrestit të Sali Berishës.

Pjesë nga intervista e Argita Malltezit për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Elona Meço: Cilat janë rrethanat që do t’ju detyronin ju të hynit në politikë, psh, që Sali Berisha të mbetej në arrest?

Argita Malltezi: Realisht nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj, sepse thashë, nuk ishte një planifikim që unë do të angazhohesha dhe do të bëjë këtë intervistë apo të tjera si kjo para tetorit 2023.

Elona Meço: Në fakt juristët kanë gjithmonë disa plane, përveç planit A.

Argita Malltezi: Po, e vërtetë, por i kanë atëherë kur kanë synim për të arritur diçka. Politika aktive nuk ka qenë kurrë synimi im. Dhe nuk kam patur një projekt. Politika ka qenë gjithnjë pjesë integrale e jetës sime, pjesë kushtëzuese e jetës sime, por jo angazhimi politik si profesion. Por duke thënë këtë, prapë dua ta përsëris, edhe pse ju i quani fraza klishe, por nuk është kështu, pra, nëse vendos ta bëj, do ta bëj sipas procedurave të PD, sipas statutit të PD dhe gjithmonë me koshiencën e plotë që trashëgimia e Sali Berishës nuk është trashëgimi familjare, është trashëgimi e personave që kanë kontribuar në PD për 32 vite dhe e kanë mbështetur Berishën, përpjekjet e PD-së në qeveri dhe në opozitë gjatë këtyre 32 viteve.

Elona Meço: Kur thoni “nëse vendos që do ta bëj”, e keni fjalë për t’u bërë pjesë e grupit parlamentar si një mënyrë kjo për të hyrë në politikë, për të drejtuar partinë apo për të marrë pjesë në strukturat drejtuese të PD?

Argita Malltezi: Nëse do të ketë nevojë, do të angzhohem sipas nevojave që do të krijohen. Nuk mund të them asgjë tjetër sepse, realisht, nuk është diçka që mun ta parashikoj.

Elona Meço: Deri kur do të presim ne?

Argita Malltezi: Unë shpresoj që gjërat të vijnë në rrjedhën normale dhe unë të rimarr rrjedhën time normale të jetës, atë që kisha planifikuar dhe kisha planifikuar shumë gjëra në fakt. Politika nuk ishte një prej tyre. Nëse ndodh që nuk do të rikthehem shpejt në rrjedhën që kisha planifikuar, këtu jam, përsëri do të flasim.

Elona Meço: Pra duhet të dalë Sali Berisha nga arresti i shtëpisë, që ju të ktheheni në rrjedhën tuaj normale?

Argita Malltezi: Po, besoj se po.

/a.r

Next Post
“Shembje dhe dëmtim në shtyllën kurrizore”, dalin detaje nga vdekja me shpërthim e Armandi Nelës

"Shembje dhe dëmtim në shtyllën kurrizore", dalin detaje nga vdekja me shpërthim e Armandi Nelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In