• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur gazetari “ul qepenin”, për hir të lajmit

by A R
11/04/2018 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

“Ule qepenin sa të bëj dy plane”. Kjo ishte dje mënyra e raportimit të lajmit nga gazeterja televizive, lidhur me protestën e thirrur nga opozita për hyrjen në skemën e TVSH-s edhe të biznesit të vogël. Tek e dëgjon këtë gazetare që për të raportuar për çfarë po ndodhte në terren lidhur me këtë protestë, ndjen keqardhje për standartin në të cilin ka rënë profesioni mjaft domethenës i gazetarisë. Një pjesë e jona kolegësh marrin përsipër të bëjnë regjinë, lëvizjet skenike, madje dhe të udhëzojnë se çfarë duhet të thonë apo të bëjnë personazhet e kronikave të tyre.

Këtu nuk është fjala për të gjykuar nëse vendimi për të futur në skemën e TVSH-së edhe biznesin e vogël është i drejtë apo i padrejtë. Problemi qëndron në faktin se për “hir të bukës së përditshme”, gazetarët nuk mund të ndërhynë në mënyrën se si zhvillohen ngjarjet, se çfarë duhet të thonë personazhet që ata zgjedhin, që për të dhënë frymën e protestës pavarësisht se një tregtar është në punën e tij i thuhet të “ulë qepenin” etj. Kur merr përsipër të bësh gjëra të tilla nuk ke më asnjë lidhje me profesionin e gazetarisë, por je thjeshtë një militant që të kanë dhënë në dorë një mikrofon dhe një kameraman që rend pas teje për të regjistruar.

Gazetarët e terrenit në të gjithë historinë e këtij profesioni janë dëshmitarë të asaj që ndodh dhe nuk sajojnë thjeshtë që të “fitojnë bukën e përditshme”. Janë me qindra raste në botë, por edhe në Shqipëri, që gazetarë të ndryshëm kanë bërë histori duke marrë mbi supe si reagimet negative apo dhe pozitive të opinionit shoqëror, pasi i kanë lënë ngjarjet të zhvillohen në dimanikën e tyre, pa ndërhyrë dhe trukuar ato. Ndërhyrjet në disa raste mund të kishin shpëtuar edhe jetë njerëzish, etj. Por ata kanë zgjedhur të jenë dëshmitarë dhe jo “regjisorë”.

Në momentin kur i thua tjetrit se çfarë duhet të bëjë, që në atë moment profesionalisht je kompromentuar rëndë, pasi në realitet gazetari po transmeton një lajm të sajuar. Përpjekja për t’u dukur ‘kompetentë’ në të gjitha fushat, i ka bërë jo pak dëm profesionit të gazetarisë, si dhe ka ulur ndjeshëm besueshmërinë ndaj lajmit në përgjithësi. Eshtë e vërtetë e pamohueshme se gazetarët gjithnjë e më pak lexojnë, apo të marrin informacion paraprakisht për temën e konferencës së shtypit që ata thirren për ta pasqyruar. Mjafton të dëgjosh pyetjet që bëjnë për të kuptuar se as që e kanë idenë se për çfarë po diskutohet dhe aq më pak të kenë njohuri për problematikën. Një paraqitje në këto nivele shumë të debatueshme bie në sy jo vetëm në komunikimin me politikanët vendas, por edhe ata të huaj të cilët në jo pak raste ngelen ‘pa gojë’ nga niveli i pyetjes. Ky nivel ka bërë që edhe politikanët përgjithësisht të jenë rehat, pavarësisht mufkave që nxjerrin nga goja, si dhe rëndomtazi të mos marrin mundimin të presin dhe ndonjë pyetje që mund t’u bëhet.

Sajimet e lajmit me regji e koreografi është e vërtetë që tashmë po dominojnë, duke sjellë dëme jo të vogla në profesionin e gazetarisë dhe cilësisë së lajmit. Problemi nuk është se të tilla lajme të sajuara janë raste sporadike. Problemi është se kjo lloj ‘mode’ po gjen gjithnjë e më shumë përhapje, gjë që ka sjellë për pasojë edhe largimin gjithnjë e më të madh të njerëzve nga ekranet kur jepen…lajmet.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi ditor, e enjte 12 prill 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In