• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur fqinji thotë ‘jo’

by Monika Stafa
15/12/2023 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Stafa

Gishti i Kryeministrit grek Micotaqis drejtuar Kryeministrit Rama në castin para se të dy ata, t’i bashkoheshin grupit të liderëve europianë për të pozuar si burokratë të lumtur në përmbyllje të kalendarit të ditës, ishte shenja e qartë që ai i dha nacionalistëve të vet dhe shpurës së tillë shqiptare se jo cdo gjë shkon mbarë në jetë.

Për atë vetë. Për Edi Ramën sigurisht.

Kanë kaluar më shumë se tri dekada qëkur bota ndryshoi dhe brenda saj nuk ka më dy Europë. Që atëherë lindi dhe shpresa shqiptare për të rigjetur fatin e vet në atë bashkësi që i kishte takuar prej fillimeve.

Nga ajo kohë ky vullnet mbeti në të shumtën e herës thjesht deklarativ. Sepse vullneti nga real-politika e ditës janë si dëshira nga e vërteta. “Rubicon-i” shqiptar në rrugën drejt BE-së ka pasur disa përkufizime në kohë të ndryshme: ndryshimi i sistemit politik, ndarja me të shkuarën, fundi i tranzicionit, rivendosja e autoritetit të votës, besueshmëria e institucioneve politike apo dhe standardet e mirëqeverisjes.

E fundit Reforma në Drejtësi dhe institucionet e saj.

Ndoshta të gjitha këto përkufizime të marra së bashku nuk kanë karakter kushtëzues aq sa vetëm njëri prej tyre, ndoshta më pak i përmenduri: mendimi i fqinjit.

Pikërisht rëndësia që ka ndryshimi i perceptimit të fqinjit dhe i mendësisë për kufirin si kushte parësore për të kapërcyer dyert e hapura të Bashkimit Europian.

Edhe këtë radhë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e mësuan se kur do të nisë celja e kapitullit të parë të bisedimeve. Bosnja-Hercegovina, gjithashtu. Mali i Zi e Serbia mbetën në atë proces si ngelës të njëjtë me fqinjët e tyre. Asnjë dallim edhe Kosova. As ajo nuk mësoi se kur do t’i hiqen masat ndëshkuese. Aq më shumë dhe se kur do t’i konsiderohet kërkesa për statusin e vendit kandidat.

Ama këshillën e morën: të ecet përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ç’tensionimin e situatës.

Po pse Ballkani Perëndimor vuan mënjanimin përbuzës të Europës edhe pse krejt më dëshpëruese nga tri dekada më parë?

Një shumicë zhvillimesh gjeopolitike rajonale dhe politike të brendshme në Ballkan kanë luajtur rol frenues në këtë proces pikërisht sepse kushti i pashqiptuar i certifikimit prej fqinjit dhe i zhytjes së kufijve nëndhe nuk ka ecur në ritmin e duhur. Kjo është arsyeja pse nuk ka vec një Ballkan, por dy.

Pikërisht ky konstatim, që Ballkanet vazhdojnë të jenë me dy pjesë, me dy shpejtësi, me dy orientime, pa sinkroni, pa vullnet tejkalimi të antagonizmit rajonal, pa mendësinë që tani e tutje fqinj nuk do të jetë më vendi që bën pjesë në BE, por vija më periferike e kësaj të fundit, përbëjnë një subjekt meditimi të thellë për fatet e vendeve të rajonit dhe për rrugën e mbetur drejt integrimit europian.

Është gjithnjë e më e qartë se nuk do të ketë integrim të tillë pa integrimin në shkallë rajonale-ballkanike. Pa një sinergji të vendeve përbërëse të gadishullit. Pa tejkalimin e ndarjes në dy Ballkane, pa pacifikimin e përgjithshëm të tyre, pa ekzorcimin e urrejtjeve të trashëguara nga e shkuara e afërt dhe e largët, pa dëbimin e konfliktshmërisë dhe frymës kontestuese e përjashtuese ndaj tjetrit.

Në rastin tonë kufiri dhe urrejtja e trashëguar doli të ishte Beleri dhe nacionalizmat që rrethojnë këtë Shvejk të vogël të Ballkanit Perëndimor.

Por a është kjo e vërteta?

A është gjuha e trupit e liderit grek dhe atij shqiptar, ajo që foli mjaftueshëm para kamerave? Dhe pse e kishin lënë pikërisht aty atë melodramë? A do duhet t’u besojmë deri në fund?

…

Ne mbështesim ide ose pikpamje që duket se na sjellin kënaqësi. Thellë brenda nesh megjithëse mund të kemi dyshime në vërtetësinë e tyre bëjmë cmos për të bindur veten.

Besimi ynë te këto ide është aq i hekurt saqë kundërshtojmë dhunshëm këdo që guxon të hedhë dyshime rreth tyre.

Por kjo është vetëm një ide, besim apo ideal i cili në fund fare mund të jetë dhe një paragjykim. Një paragjykim që shfaqet më qartë kur ndjekim një kauzë apo kur duam të mbështesim një udhëheqës.

Paragjykime që na bëjnë thellësisht viktima të lehta të shitësve dhe demagogëve që përdorin bindjen si mënyrë për të na mashtruar dhe për të ndikuar te ne.

Udhëheqësit gjithmonë e dinë se njerëzit janë të etur për zbavitje, prandaj në të shumtën e herës i veshin të vërtetat e tyre gjysmake me mantelin e efekteve dramatike.

Këto nuk janë mësime të shkruara në letër dhe as këshilla sesi të qeverisësh.

Prej Biblës mësojmë se këto quhen ndryshe ligje të natyrës njerëzore.

Next Post
Rebelimi/ Ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ndërhyjnë forcat RENEA

Rebelimi/ Ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ndërhyjnë forcat RENEA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

June 30, 2026
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

June 30, 2026
Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

June 30, 2026
Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

June 30, 2026
Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

June 30, 2026
Alarmi i SHBA-ve, paralajmërohet për valë ekstreme të të nxehtit

Alarmi i SHBA-ve, paralajmërohet për valë ekstreme të të nxehtit

June 30, 2026
“Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm”, Neymar ironizon ekonomistin që gaboi me Brazilin

“Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm”, Neymar ironizon ekonomistin që gaboi me Brazilin

June 30, 2026
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

June 30, 2026
I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

June 30, 2026
Miti politik i “Protestës së Bukur”

Miti politik i “Protestës së Bukur”

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In