• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur fliste Dritëroi të gjithë dëgjonin… Askush nuk e kritikonte kur fliste kundër linjës politike”

by Java News
05/02/2017 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur fliste Dritëroi të gjithë dëgjonin. Askush nuk guxonte ta kritikonte kur fliste ai edhe pse ishte kundër linjës politike… Iku nga kjo jetë pa asnjë cen, pa përfituar në mënyrë të padrejtë as një fije floku.

Ky ishte mesazhi i kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, në hamezhet e zhvilluara për shkrimtarin e madh Dritëro Agolli. Sipas Ruçit, Agolli bëri atë që shumëkush nuk e bëri…me mendjen dhe fjalët e tij, shkurtoi ditët e sistemit komunist.

“Kur fliste Dritëroi të gjithë dëgjonin. Askush nuk guxonte ta kritikonte kur fliste ai edhe pse ishte kundër linjës politike. Mesazhi që na lë: Mendja e Dritëroit shkurtoi ditët e sistemit që lamë pas. Më kujtohet viti 90, në atë periudhë ku konkurronin 2 vendime ndaj studentëve, të përdorej forca apo mendja.

Sigurisht që Dritëroi ishte me të dytën, dhe ishte flamurtar i pranimit të pluralizmit politik dhe ndaj studentëve të zbatohej vetëm dialogu. Shumë thonë që demokracinë e prura unë, por ka qenë një paradoks në 90 që si rezultat i këtyre njerëzve të mençur që mbanin qëndrime, pluralizmi politik në Shqipëri u fut pa shumë vështirësi si në vendet e tjera të Lindjes. Në këtë sallë ku jemi sot, ishte mbledhur Kongresi i Partisë së Punës.

Shumë nga ne i themi vetes themelues të Partisë, por në këto ditë të gjithë e kemi freskuar memorien me një insert që media ka dhënë për Dritëroin. Foli ai në sallë, dhe e fërshëllyen, por Dritëroi i qëndroi stoik mendimeve të tij. Sipas Dritëroit janë intelektualët ata që  udhëheqin turmat, që në atë kohë duartrokisnin udhëheqësin. Ata nuk e dinin që Dritëroi kishte një program ku nuk bëhej fjalë për Marksizëm-Leninizëm, por për pluralizëm politik. Në këto 25 vite është vështirë të gjesh një të dytë si Dritëroi që respektohet nga të gjithë. Vështirë të gjesh një politikan që nuk nderoi dhe respektoi këtë ditët mortore të Dritëroit. Kur u vendos pluralizmi të gjithë thanë ne e sollëm demokracinë, por një fjali e Dritëroit i uli në gjunjë: Të gjitha partitë shqiptare kanë dalë nga mitra e përgjakur e PPSH-së. Kurrë nuk e braktisi krijimtarinë për sytë e bukur të dashnores politikë. Asnjëherë nuk u tundua. Iku nga kjo jetë pa asnjë cen, pa përfituar në mënyrë të padrejtë as një fije floku”-tha Ruçi./a.k

Next Post
Krizë tek Milan… humbja e katërt rradhazi, kësaj here nga Sampdoria

Krizë tek Milan... humbja e katërt rradhazi, kësaj here nga Sampdoria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In