• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë, 3 fëmijët mes lotëve: Duam shtëpi të re

by A M
29/12/2024 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fshatin Vajze të Selenicës, një shtëpi gjysmë e rrënuar qëndron si një akuzë e heshtur ndaj shoqërisë e shtetit. Brenda saj, familja Abazaj – Bujari, Majlinda dhe tre fëmijët e tyre të moshës 6 deri në 13-vjeç, – përpiqen t’i bëjnë ballë të ftohtit e shiut. E vetmja e ardhur për ta është paga e Bujarit, i cili punon çoban në mal.

Kjo “shtëpi” është një strehë e përkohshme që shumë shpejt nuk do ta kenë më. Familja Abazaj nuk përballet vetëm me varfërinë ekstreme, por tani dhe me rrezikun se do mbeten në qiell të hapur.

“Ne kemi ardhur para 6 vitesh nga Lidrazhdi se atje s’kishte punë. U vendosëm këtu në Selenicë por pronari i shtëpisë na ka thënë se duhet ta lirojmë deri më 1 mars se do të riparojë banesën. Ne s’kemi ku shkojmë. Marrim asistencë, unë jam pa punë, burri punon në mal me dele”, tha Majlinda Abazaj.

Janë drejtuar në Bashkisë së Selenicë për një banesë sociale, por s’kanë gjetur zgjidhje. Dhe pikërisht këtu fillon përplasja e madhe mes premtimeve dhe realitetit. Në fjalime dëgjojmë për vëmendje ndaj njerëzve ne nevojë, por kur ata kërkojnë ndihmë përgjigjja është “Ç’të bëj unë?”

“Kur erdhëm këtu na ndihmoi fillimisht me ushqime deputeti i zonës Vullnet Sinaj, por për shtëpi jo. Edhe kryetarit të bashkisë i kemi shkuar, por na ka thënë se s’kam çfarë t’u bëj! Ne kërkojmë ndihmë kush të mundet të na ndihmojë për të ndërtuar një shtëpi të re, këtu në fshatin Vajzë”, u shpreh ajo.

Tre fëmijët e vegjël përballen çdo ditë me një të ardhme që duket më e errët se e sotmja, ku nuk ngopen me bukë dhe as nuk ngrohen në dimër.

“Kemi ftohtë, xhamat janë të thyer, s’kemi ngrohëse. Përpiqemi të mësojmë, por është vështirë. Duam shtëpi të re…”, tha mes lotëve, njëra prej vajzave.

Në kushtet kur institucionet kanë dështuar t’u sigurojnë një banesë, familja Abazaj apelon për ndihmë nga donatorët privatë dhe shoqatat e bamirësisë. /Shqiptarja.com

Next Post
Ndryshime të mëdha për 2025, parashikimi vjetor i horoskopit nga Jorgo Pulla: Kujdes ekonomia dhe…

Ndryshime të mëdha për 2025, parashikimi vjetor i horoskopit nga Jorgo Pulla: Kujdes ekonomia dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngadalësimi global vë në provë turizmin në Shqipëri! Ekspertët: Cilësia, sfida e re e sektorit

Ngadalësimi global vë në provë turizmin në Shqipëri! Ekspertët: Cilësia, sfida e re e sektorit

July 13, 2026
Avokati i Popullit gjen kushte çnjerëzore në qelitë e Shënkollit: Duhet të ishte spital, e jo burg!

Avokati i Popullit gjen kushte çnjerëzore në qelitë e Shënkollit: Duhet të ishte spital, e jo burg!

July 13, 2026
Drejtësia vendos pafajësi për “bananet”! Zbardhet vendimi i gjykatës: Kokaina “u harrua” nga italianët

Drejtësia vendos pafajësi për “bananet”! Zbardhet vendimi i gjykatës: Kokaina “u harrua” nga italianët

July 13, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Nafta rritet në heshtje! Çmimet në tregun vendas, 12 lekë më shumë se ato që la Bordi

July 13, 2026
Detajet/ I mbylli në garazh se refuzuan të paguanin për rezervimin online, policia shpëton turistët

Rreziku nga dielli, ekspertët: Frekuentoni plazhin në orët kur rrezatimi nuk është i fortë

July 13, 2026
Zjarri përfshin pyllin pranë Parisit, vala e të nxehtit godet Europën, 13 viktima në Spanjë

Zjarri përfshin pyllin pranë Parisit, vala e të nxehtit godet Europën, 13 viktima në Spanjë

July 13, 2026
Gjermania thërret ambasadorin rus për “sulmet kibernetike” ndaj vendeve të BE-së

Gjermania thërret ambasadorin rus për “sulmet kibernetike” ndaj vendeve të BE-së

July 13, 2026
Mbyllja e tre kapitujve në negociata, Antonio Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së

Mbyllja e tre kapitujve në negociata, Antonio Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së

July 13, 2026
EMRI / Motori përplaset ‘kokë më kokë’ me makinën, ndërron jetë shqiptari në Itali

EMRI / Motori përplaset ‘kokë më kokë’ me makinën, ndërron jetë shqiptari në Itali

July 13, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen dy vajza, detajet e para

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In