• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur fitoret e të djathëve në botë, festohen si të PD në Tiranë!

by Alfred Peza
10/04/2018 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ekziston një qasje interesante gati gati në kufijtë e të pabesueshmes, ajo që i bën disa grupime brenda gardhit të opozitës shqiptare, që ti përjetojnë fitoret e partive apo liderëve të djathtë kudo në botë, si të tyret. Rikthimin apo qëndrimin e tyre në pushtet, e përcjellin pothuajse me entuziazmin e rikthimit të atyre vetë në krye të qeverisjes së Shqipërisë. Duke krijuar në këtë mënyrë një mirazh, i cili sado pamje realiste dhe optimiste që të të ofrojë për momentin nga larg, rrezikon që të jetë po aq zhgënjyese nesër.

Me këtë qajse shpjegohet ndoshta edhe fakti se përse fitorja e Viktor Orban dhe e partisë së tij “Fidesz” në Hungari, u përjetuan me një entuziazëm të shtuar në radhët e një pjese të mbështetësve të opozitës në Tiranë. Fushata elektorale e Orban u përqëndrua në programin kundër emigrantëve dhe përsëritjen e teorisë konspirative se BE, OKB dhe filantropisti George Soros duan ta shndërrojnë Hungarinë në një “vend emigrantësh”.

Me sa duket qenia e tij kreu i një partie të djathë në Hungari, si edhe PD në Shqipëri dhe e një anti Sorosiani të deklaruar, ishin dy nga pikat kryesore të entuziazmit të shtuar opozitar në Tiranë. Nga ana tjetër, BBC shkruajti se “legjitimiteti i zotit Orban në një nivel Europian, ka gjasa që të forcohet pasi partitë nacionaliste në të gjithë kontinentin, marrin zemër nga fitorja e tij”.

Partia Demokratike e Shqipërisë e ka rreshtuar veten prej 27 vjetësh të ekzistencës, në anën e partive të qendrës së djathë, me grupime që kanë afishuar deri qasje neoliberale në krye të saj. Ndaj, konkluzioni i BBC nuk ka të bëjë në këtë rast me PD tonë, e cila nuk besojmë se e rreshton veten qoftë edhe sëfundi, tek partitë nacionaliste që kanë në themel të tyre programet e ekstremit të djathtë ku prevalojnë qëndrimet antieuropiane dhe antiintegruese.

Mos harrojmë se me një entuziazëm edhe më të madh se në rastin e Orban, u prit në Tiranë nga ana e mbështetësve të PD, fitorja e Presidentit Donald Trump në SHBA. Jo vetëm se ai i përket një partie të djathtë siç janë republikanët, por mbi të gjitha sepse atë e identifikojnë si njërin prej armiqve më të mëdhenj të miliarderit George Soros. Duke harruar se me Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur, ai ka investuar përveç të tjerash për financimin e burasave të shkollimit të Viktor Orban në Hungari dhe të Lulzim Bashës në Shqipëri.

Donald Trump dhe Geroge Soros janë dy multimiliarderë të njohur herët fillimisht për pasurinë e tyre nga “Forbes”, e më pas për angazhimet politike dhe shoqërore. Rrënjët e “armiqësisë” Trump- Soros mediat amerikane i kanë kërkuar në klubin ekskluziv të miliarderëve dhe jo në programet e tyre politike dhe shoqërore.

Ndërkohë që Viktor Orban, ka një pikë takimi tjetër shumë të rëndësishme me George Sorosin: Të dy janë hungarezë. Ndaj kuptohet qartë, frika që mund të ndjejë një lider si Viktor Orban i cili ka përqafuar si filozofi kryesore mbylljen e shoqërisë hungareze nga Europa, ndaj një bashkatdhetari të tij që investon prej rrëzimit të Murit të Berlinit, për shoqëritë e hapura.

Për të kuptuar më mirë efektet që mund të ketë fitorja e Viktor Orban nesër në Shqipëri, mjafton që ti hedhim një vështrim ndikimit që ka patur prej më shumë se një viti, fitorja e Donald Trump. Një fitore që u festua me fishekzjarre në Tiranë, me ekstazën sikur gjëja e parë që do bëntë si President i SHBA sapo të futej në Zyrën Ovale, do të ishte “shkarkimi” i Edi Ramës dhe rikthimi i “miqve” të tij të djathtë, në pushtet.

Qasje të tilla, kuptohet që nuk janë aspak realiste dhe më shumë se i bëjnë mirë partive që i ushqejnë ato nëpër koridoret e tyre, i bëjnë dëm. Sepse sistemi politik i çdo vendi, specifikat demokratike dhe problematikat social ekonomike, qasja elektorale e popujve dhe sjellja e votuesve ka veçoritë e saj në çdo vend demokratik të botës së lirë. Edhe Shqipëria nuk nuk bën përjashtim nga ky realitet.

Ndaj, opozita jonë ka vetëm një shans dhe një mundësi për tu rikthyer nesër në pushtet: Jo ti gëzohet sa më shumë fitoreve të të tjerëve, por ti fitojë sa më parë zemrat, mbështetjen dhe votat shqiptarëve. Ndryshe, rrezikon që nga një “ekip profesionist”, të shndërrohet në një “grupim tifozash” që i gëzohen vetëm fitores së atyre ekipeve, që mundin kundërshtarët e tyre direkt./Alpenews.al

Next Post
Gjykata mbështet Trump, ja kush nuk lejohet të hyjë në SHBA

Tronditet Trump, FBI bastis zyrat e avokatit personal të tij, sigurohen disa incizime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

June 26, 2026
“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

June 26, 2026
Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

June 26, 2026
Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

June 26, 2026
Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

June 26, 2026
Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

June 26, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 26, 2026
E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

June 26, 2026
“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

June 26, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In