• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kur filloi dridhja, të gjithë qentë filluan të…”/ Viktima, panik dhe dëme nga tërmeti që goditi këtë shtet

by
05/09/2022 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tërmet me magnitudë 6.6 ka goditur Kinën jugperëndimore, duke vrarë të paktën 13 persona. Tërmeti goditi në orën 13:00 me orën lokale në provincën Sichuan në një thellësi prej 10 km.

Lëkundjet shkaktuan dëme serioze, duke ndërprerë linjat e telekomunikacionit.Rreth 21 milionë njerëz në kryeqytetin e Sichuan, Chengdu, më herët u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rregullave të Covid.

Epiqendra e tërmetit ishte në Luding, një qytet në një rajon të largët malor që ndodhet rreth 226 km në jugperëndim të Chengdu, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.

Lëkundjet tronditën ndërtesat në Chengdu dhe mega-qytetin fqinj të Chongqing, duke bllokuar rrugët dhe duke ndërprerë linjat e telekomunikacionit në zonat ku jetojnë më shumë se 10,000 banorë.

Goditjet detyruan gjithashtu disa termocentrale të mbyllen në zonat e Garze dhe Ya’an.Banorët e Chengdu raportuan se kishin parë njerëz që po dilnin nga apartamentet e tyre të larta në panik pasi morën alarme për tërmet në telefonat e tyre.

“Kishte shumë njerëz që ishin aq të tmerruar,” tha Laura Luo, një konsulente ndërkombëtare për PR, për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Kur filloi dridhja, të gjithë qentë filluan të lehin. Ishte vërtet shumë e frikshme”. Chengdu është qyteti i fundit që u mbyll nga autoritetet kineze të premten, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve me Covid.

Ky tërmet vjen disa muaj pasi një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Sichuan në qershor. Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve, pasi shtrihet përgjatë kufirit lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan.

Fatkeqësia e fundit kujtoi gjithashtu një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun Wenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008.

/e.d

Next Post
Kuvendi nis punën me “Spiunët” e “dekomunistizimin”: Propozimet e PS, penalizojnë Metën, ato të “Alibeajt”, Berishën

Kuvendi nis punën me “Spiunët" e "dekomunistizimin”: Propozimet e PS, penalizojnë Metën, ato të “Alibeajt”, Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
“Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës”, juristi: Mjeti i një partie nuk duhet të jetë dhuna!

“Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës”, juristi: Mjeti i një partie nuk duhet të jetë dhuna!

February 11, 2026
“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

February 11, 2026
Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

February 11, 2026
Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

February 11, 2026
Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

February 11, 2026
Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In