• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur fëmijët të marrin zvarrë si prind dhe si kryeministër

by Mero Baze
23/11/2023 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Erzen Breçani dhe Sali Berisha janë të dy nën hetim dhe në përballje me drejtësinë për shkak të fëmijëve.

Erzeni  duket qartazi I përfshirë në një veprimtari kriminale për shkak të djalit dhe ajo që ka thënë sot në sallën e gjyqit është e vërtet.

Por jo gjithë e vërteta. Si një ish zyrtar policie, ai mund të gjente forcë të ndalte këtë histori qoftë dhe duke bashkëpunuar me shtetin kundër djalit dhe jo me djalin kundër shtetit. Por ky është një luks I tepërt në një shoqëri si e jona. Ai ka dështuar si baba dhe si ish polic që ta nxirrte djalin nga rruga pa krye ku ishte futur.

Sali Berisha është nën hetim për të kundërtën. Ai jo vetëm që nuk ka bërë përpjekje ti nxjerr fëmijët nga përdorimi I pushtetit të tij për pasurim, por është bërë gardian I tyre në emër të pushtetit kundër shtetit, sa herë ata kanë ballafaqim me drejtësinë.

Më 2008, kur djali I itij ishte në qendër të skandalit të tragjedisë së Gërdecit, Sali Berisha vuri gjithë pushtetin në dispozicion të mbrojtjes së tij duke e diferencuar vet PD dhe pushtetin në raport me qëndrimin që ata mbanin ndaj historisë së Gërdecit. D.m.th. ata që mbronin të birin ecnin përpara dhe ata që nuk e mbronin eliminoheshin ose shpalleshin armiq.

Kështu u futën në listën e armiqve të tij Presidenti I Republikës I asaj kohe, Bamir Topi  I sapozgjedhur nga PD, Ilir Rusmali, ish ministër I tij, media dhe gazetarë që tentuan të zbardhin rolin e djalit të tij në Gërdec ashtu sic u rehabilituan apo rikthyen në qeveri njerëz pa asnjë vlerë vetëm se ishin dëshmitarë të historisë së djalit të tij, sic qe rasti I Aldo Bumçit etj.

E njëjta histori u përsërit me vajzën e tij, jo vetëm me procesin e privatizimit dhe përftimeve nga kompleksi “Partizani” por dhe me historinë e lidhjes së saj me Damir Fazlicin, transaksionet e hetuara dhe të mbyllura me procedurë për kompaninë në Qipro, shitblerjet e tokës ne Portoromano, përpjekjen për të përfituar nga firma e babait kryeministër, nga ndërmjetësimi I djalit të tij për koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve que e provojnë dhe transakionet financiare me përfituesin etj.

Të gjithë ata që I qëndruan në krah fëmijëve të tij në këto histori rriteshin në detyrë, të gjithë që hezitonin apo refuzonin eliminoheshin.
Dhe kjo reflektohej pastaj dhe në pandëshkueshmërinë e tyre në çdo hetim që niste .

Tani ka ardhur një ditë, kur drejtësia po bën punën e saj, kur policia po vetpastrohet duke nxjerr llumin e saj para drejtësisë dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë të fakteve atë që pushteti ka tentuar të fsheh para syve të shqiptarëve për tre dekada. Edhe pse të gjithë i dinim dhe I thoshim, asnjëherë drejtësia nuk tentoi ti provojë.

Tani po provon.

Dhe tani po përjetojmë të gjithë si në një telenovelë, se cili është rrethi I interesave të Sali Berishës dhe njerëzit që e kanë rrethua atë, dhe kemi vetëm një listë të gjatë dhe të pafundme të njerëzve të tij në polici në trafik droge dhe krim të organizuar që kanë qenë të paprekshëm.

Bilanci 32 vjeçar i betejave të tij është i gjithë bilanc për fëmijët e tij dhe rrethin e tij mafioz.

Dhe pse duket e rënd historia e Erzen Breçanit dhe përshirja tij brenda një rrethi kriminal i marrë  zvarrë nga I biri që merrej me drogë, ngjan gjithsesi më pak e rënd se historia e një ish kryeministri dhe ish presidenti, që ka marrë një shtet të tërë zvarrë për tridhjet vjet për të mbrojtur fëmijët e tij. Dhe ka kurajë ende të kërcënojë se do të vazhdoj ta marr zvarrë.

Next Post
Edison Ypi: Të kundërshtosh teatrin e ri, njësoj si të kundërshtosh sistemimin e Lanës!

E dija që shtetin po na e bëjnë zotërinjtë, por paskan qënë ca halabakë, rrugaçë, derra, drogaxhinj, hajdutë

Comments 1

  1. Shumadije Breçani says:
    2 years ago

    ……dhe më në fund, lepuri hypi vetë në qerren e Qeverisë……
    Ç’të bën fëmija, nuk ta bën as perëndia, o Sali mavria, që avash avash, fajet që ke bërë, po të rrethojnë, duke të të ngushtuar keq lakun e litarit, drejtuar qafës tënde, që mban mbi vehte, kryekokën e shumë krimeve….
    Sali, të erdhi fundi, dhe një fund i keq për ty, i turpshëm, poshtërues, denigrues……
    Mundohu të kalosh në filmin e truve, gjithë krimet që ke bërë, që kur të shkosh në atë botë, tek jot ëmë, të paktën ti kërkosh falje perëndisë, se në këtë botë, do të mbahesh mënd si “qëni Sali, si krimineli Sali”….

    Reply

Leave a Reply to Shumadije Breçani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

January 29, 2026
Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

January 29, 2026
SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

January 29, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

January 29, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

January 29, 2026
Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

January 29, 2026
Pas dy ditësh “beteje” qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive

Zjarret e verës së shkuar, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In