• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur fati i Lefter Kokës lidhet ngushtësisht me atë të demokratëve

by A R
17/12/2021 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “luftën” e rrugëtimit politik se kush ka denoncuar i pari për të valvitur flamurin e një çështje që nuk dihet se si do të përfundojë, ajo e inceneratorëve, secila prej palëve kundërshtare brenda PD por edhe jashtë saj po bëjnë një garë të ethshme.

Në fund të fundit, arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, mund të konsiderohet si fitorja e parë politike e opozitës në raport me drejtësinë e “re” në gjithë denoncimet e saj disa vjeçare për një çështje që ngulit te të gjithë, inceneratorët.

Qysh prej arrestimit të Kokës (të martën 14 dhjetor), Lulzim Basha ka dalë tre herë për mediat, përfshi edhe një konference për shtyp, për të treguar se kjo thellë thellë është një fitore e PD-së.

Edhe të enjten në mesditë, Basha komentoi në Facebook për të njëjtën çështje duke hedhur një video kur denoncimi i tij datonte që në nëntor 2017.

“Për vite me radhë Partia Demokratike ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë”, shkruan Basha në Facebook.

Paralelisht edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është “zgjuar” me reagime duke mbushur faqen e saj në Facebook me reagime ndaj arrestimit te Lefter Kokës, duke botuar kopje të kallëzimeve penale që LSI-ja ka depozituar gjatë vitit, si dhe duke njoftuar së fundmi se ajo kishte depozituar materiale shtesë në SPAK jo vetëm për inceneratorin e Elbasanit (për të  cilën rëndon edhe akuza për Lefter Kokën) por edhe për atë të Tiranës dhe Fierit.

Nuk ka qëndruar duarkryq as ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai është shprehur me bollëk se ka qenë ndër të parët që ka denoncuar aferën e inceneratorëve shoqëruar me një postim të gjatë në Facebook, ku ndër radhë Berisha nënvizonte se denoncimi nga PD-ja kish ardhur që në vitin 2015 nga Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit të PD (atëherë i drejtuar nga Jamarbër Malltezi).

“Departamenti i Mjedisit në PD kish shumë vite që e ka denoncuar këtë aferë. Me iniciativën e tij bëri gati paditë penale qysh para dy vitesh për të depozituar në SPAK, por ish kryetari e pengoi përmbi 1 vit këtë denoncim për arsye që nuk i shpjegoi ndonjëherë. Në shtator 2020 u lejua Departamenti që të depozitonte 3 padi penale, ndërsa 3 paditë e inceneratorëve ish kryetari i kërkoi që të mos i depozitonte Departamenti i Mjedisit por si PD”, shkruante ndër radhe Berisha

Ish-kryeministri përfshiu (sërish me dashje politike) edhe LSI kur kujtonte gjithashtu ndër radhë se, ”në fillim të 2021 kryetarja e LSI gjeti lidhjen direkte, se për inceneratorin e Elbasanit, ish ministri Lefter Koka kish krijuar 8 kompani fiktive”

Edhe në Kuvend të enjten nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku foli gjatë për inceneratorët dhe angazhimin e kësaj partie në denoncimin e këtij procesi.

“Kur katër vite më parë nga kjo foltore ftova në interpelancë ish ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, z. Damian Gjiknuri, pakkush e besonte se afera e inceneratorëve do mbante kaq erë…”, e filloi fjalimin në Kuvend, Jorida Tabaku.

Që do të thotë se të paktën deri të shtunën (kur do të vendoset shumëçka për të ardhmen e PD-së) ky debat që po ecën paralelisht edhe me seancën për masën e sigurisë ndaj Lefter Kokës do të vijojë të jetë në qendër të vëmendjes.

Kësaj here jo më shumë për fatin e Lefter Kokës, por për “fatin” e demokratëve dhe vetë opozitës ku secili prej protagonistëve kush me shumë e askush më pak po përpiqet ta “përvetësojë” si fitore personale ku në fakt nuk duhet parë asfare si e tillë.

Gazeta Si

Next Post
Ngacmonte seksualisht gratë në rrugë, arrestohet shqiptari në Athinë

Ngacmonte seksualisht gratë në rrugë, arrestohet shqiptari në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri shkrumbon anijet turistike në Turqi, 115 personat në bord zhyten në det për të shpëtuar! Flakë e tym i zi, shikoni pamjet

VIDEO/ Zjarri shkrumbon anijet turistike në Turqi, 115 personat në bord zhyten në det për të shpëtuar! Flakë e tym i zi, shikoni pamjet

August 13, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

25 vite nga Marrëveshja e Ohrit – një marrëveshje për paqen atëherë, një përgjegjësi për të ardhmen sot

August 13, 2026
Tensione në Lindjen e Mesme, Izraeli dërgon trupa në Bregun Perëndimor! Shtëpitë palestineze të rrethuara nga kolonët hebrenj

Tensione në Lindjen e Mesme, Izraeli dërgon trupa në Bregun Perëndimor! Shtëpitë palestineze të rrethuara nga kolonët hebrenj

August 13, 2026
Aksident në Poliçan, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 anëtarët e familjes, e moshuara çohet te Trauma

Aksident në Poliçan, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 anëtarët e familjes, e moshuara çohet te Trauma

August 13, 2026
Trajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

Trajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

August 13, 2026
EMRI/ Qarkullonte i armatosur rrugëve të Elbasanit, arrestohet 21-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestrua nga Policia

EMRI/ Qarkullonte i armatosur rrugëve të Elbasanit, arrestohet 21-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestrua nga Policia

August 13, 2026
Operacioni “The Wanted” në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK për drogë dhe mashtrim kompjuterik

Grabitje, prostitucion dhe trafik njerëzish, ekstradohen 2 persona! Italia merr në pranga shqiptarin me 5 identitete, Gjermania sjell venezuelianin

August 13, 2026
Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

I nxehti ekstrem shton urgjencat në spitale! 120 persona kërkojnë ndihmë çdo ditë në Vlorë, problem edhe virozat

August 13, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

“Javën tjetër me veprime konkrete”- Vuçiç thotë se është gati për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Do bëjmë hidrocentral!

August 13, 2026
Vullkani Etna vijon të nxjerrë lumenj llave dhe tonelata hi, mbetet i mbyllur aeroporti i Catania, rreth 700 fluturime të anuluara

Vullkani Etna vijon të nxjerrë lumenj llave dhe tonelata hi, mbetet i mbyllur aeroporti i Catania, rreth 700 fluturime të anuluara

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com