• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur edhe ky…!

by S M
06/11/2018 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i drejtësisë dhe LSI-isti “i pavarur” Ylli Manjani i është bashkuar atyre që mendojnë se Ilir Meta ka gabuar me sjelljen procedurale ndaj Sandër Lleshit. Në një shkrim të publikuar sot, Manjani e fton presidentin të gjejë arsye të qenësishme për ta justifikuar dekretin e munguar për Lleshin, e jo vetëm bindjet e tij.

Më poshtë shënimi i plotë i ish-ministrit Manjani:

Edi Rama nuk gënjen kur thotë se “po luan Shah”. E vetmja gënjeshtër e tij është se nuk tregon se me kë po luan.

Ka krijuar idenë që lojën e ka me Ilir Metën, por në fakt po luan shah e çfarë shahu, me partinë e vet.

Nuk kam menduar për asnjë sekondë se kishte paramendim në mosdekretimin e Sandër Lleshit. Ajo ishte një ngjarje që doli krejt rastësisht. Ndaj nuk më ka interesuar debati është apo jo kushtetues mosdekretimi!

Ky debat nuk çon askund! Nuk çon as në shkarkimin e Presidentit e aq më pak në eleminimin e tij siç bëri Enveri me Koçi Xoxen (llafe që dalin nga propaganda e qeverisë). Nuk çon as në burgosjen e Ilir Metës, endërra e parë dhe e vetme që shohin rilindasit, që kanë lexuar vetëm këtë paragraf të librit Kurbani.

Janë pa dyshim pordhë syfyri këto gjera.

Presidenti krijoi një precedent, i cili do kish qenë më i justifikuar nëse do motivohej me një arësye kushtetuese, sesa me bindjen e Tij.

Sidoqotë u krijua një praktikë e re, e cila mbetet në fuqi deri sa të ketë një interpretim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Ideja se ka dhe “instrumenta të tjera” është pordha tjetër e syfyrit që lëshon Rilindja.

Pra Edi Rama u gjet para një fakti të ri e të papritur. Pasi kuptoi se nuk ka çfarë ti bëjë Presidentit, vendosi ta përdorë atë në lojën e tij të shahut me deputetët e vet.

Meta tashmë është “gogoli” që na hap punë. Ky rol i tij i duhet Ramës për ti mbledhur deputetët e pa lumtur me Qeverinë dhe veprimet arbitrare të Ramës me ta.

Rama dorëhoqi Xhafën, që deputeteve u ishte imponuar si “histori suksesi”, propozoi Sandër Lleshin me një twetter dhe dy rrjeshta letër për Presidenti. Por, grupin parlamentar nuk e pyeti. Qëllimisht sigurisht!

Ndërsa tani që u zu ngushtë, bëri mbledhje dhe u bë “kolegjial”. Por budallëku është aty, sepse nuk ka llogjikë të mos i pyesësh deputetët kë so ju çosh ministër, ndërkohë që i pyet kur emëron vetë një zevendësministër!!

Dhe deputetët e pranojnë këtë gjë, jo për parim, as për mbështetje pa kufi të Ramës, por “për inat” të Metës. Ja pra ku doli roli i “Gogolit”.

Tani me “rolin” e ri që i vuri Metës, Rama do shkojë natyrshëm drejt disa ndryshimeve edhe me të thella në qeveri dhe jo vetëm. Ndërkohë deputetët të kënaqur ose jo, do rrinë SQUK! Do bien dakort me çdo propozim që do ju paraqitet…

Shah, apo jo! Por lujn me veten dhe e shesin sikur po lujn me të tjerë…

Ndërkohë me Metën, “gogolin” e deputetëve do bashkëpunojë tashmë pa problem…

Next Post
Vrasja e efektivit të RENEA-s, dy burgime të përjetshme e 150 vite burg për autorët

Vrasja e efektivit të RENEA-s, dy burgime të përjetshme e 150 vite burg për autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In