• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur drejtësia ushqen populizmin

by Java News
18/10/2026 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hermes Kafexhiu

E dëgjova me shumë vëmendje fjalimin e Kryeministrit këtë mëngjes. I pritshëm dhe, për mua, pa ndonjë element të ri në gjuhën e tij, por nuk e prisja kurrsesi që të dilte aty sot dhe të mos thoshte asnjë fjalë për SPAK-un dhe pasojat e veprimtarisë së tij.

Prej disa kohësh, opinioni publik është udhëhequr nga perceptimi se kjo strukturë po bën drejtësinë e madhe në këtë vend, ndërkohë që ajo pjesë për të cilën the se përfaqëson protestën e mençur dhe të drejtë është pikërisht produkti i padrejtësive të kësaj strukture, e cila ka ngritur një shpresë kaq të madhe te shqiptarët se do t’u japë drejtësi, ndërkohë që ka prodhuar vetëm një telenovelë të madhe, e cila ka frymëzuar gjuhën e çdo të riu që del aty.

Është gjuha populiste ajo që, në një formë apo në një tjetër, do të vinte në Shqipëri. Pikërisht kjo strukturë ka vënë në pah, me dosjet e zbërthyera, të gjithë retorikën e pabarazisë së madhe sociale, ku ka nxjerrë fustanet, luksin, vërrat, vilat, apartamentet, shifrat stratosferike, bisedat me radarë, orët e shtrenjta, eskortat, perversitetet dhe të gjithë konglomeratin e madh të asaj pjese të errët të pushtetit. Por kjo është hedhur në shoqërinë tonë pa karar, është hedhur aq dhunshëm dhe pa pasur pikën e matjes në raport me atë që duhet të dëshmohet me të vërtetë në këto raste.

Puna e SPAK-ut ka qenë t’u shpërndajë gazetarëve këto fragmente që zgjojnë te njerëzit algoritmin e tyre mendor dhe i vendosin ata përballë disa pamjeve që nuk i shohin në jetën e përditshme, por vetëm i dëgjojnë.

Por, nga ana tjetër, ata nuk e dinë se ky është një destabilizim social e shoqëror edhe në perceptimin e tyre. Një prokurori, në radhë të parë, është institucion sigurie, përpara se të jetë organ akuze dhe drejtësie. Nuk mund të jetë e sinqertë një prokurori që fshihet, po në formë populiste, pas protestës së drejtë, duke menduar se edhe ajo është e drejtë me ta.

Jo, SPAK-u, në këtë histori, është nxitësi kryesor dhe frymëzuesi kryesor i ngarkesës emocionale të asaj pjese të shoqërisë që e përjeton në përditshmëri realitetin e vështirë, dhe ti e ngarkon edhe më tepër kur ia jep këto lajme mbi realitetin e tij.

Një SPAK i drejtë do ta bënte këtë veprimtari në formë të stabilizuar dhe jo në formë statistikore. Hetimet e SPAK-ut dalin si reels-a nga prokuroria dhe hidhen në “Kasabanë” hallemadhe, pastaj ngjiten pas njerëzve si një histori që trumbeton diferencën e madhe që ka pushteti nga realiteti, me personazhe që, në forma të ndryshme, kthehen në simbole të retorikës publike. SPAK-u i dha shoqërisë pikërisht këtë “konstatimin e formave të ndryshme të abuzimit”, por vetëm i shfaqi ato. Një prokurori e drejtë nuk nxjerr vetëm në pah mëlçitë e dala, por edhe bisturinë për ta korrigjuar këtë gjë. Nuk merr vetëm zyrtarët publikë, si pulat në radhën e pularisë, dhe vetëm tregon se po ther pa fund, por ndërkohë nuk tregon se si do ta gatuajë gjithë këtë.

SPAK-u ka krijuar përkatësinë e populizimit në këtë vend, ka ndërtuar frymën “o me ne, o kundër nesh”, ka prodhuar gjuhën linçuese për ta parë çdo person nën hijen e dyshimit. SPAK-u ka prodhuar ekstremizmin në këtë vend.

Nuk është lufta kundër korrupsionit vetëm nxjerrja në pah e mënyrës se si është bërë korrupsioni dhe e luksit që ka prodhuar korrupsioni. Lufta është që prokuroria, aq më tepër kur mban emrin “special”, të vendosë si prioritet mosnxitjen e masave për të pasur mendimin se edhe realiteti i tyre duhet të jetë si ai “që dëgjojnë për Gysin me vërrat e të tjerë”.

A e dini ju që shumica e korrupsionit ka marrë trajektore rritëse pikërisht nga fakti: “Se ja, të kapim ca të kapim, se fundja do bëjmë burg, po do të kemi të paktën lekë”?

Populizimi politik i protestës, që është krejt i shkëputur nga revolta sociale, është ajo që ngatërron këtë histori dhe nuk lë mundësi tani për të ndërtuar një ndërrim të pastër klasor.

Ndaj, Edi Rama, duhet ta thoshe këtë.

Next Post
Sulmi ndaj selisë së PS-së / Balla akuzon Berishën: Largo urgjent njerëzit që çove aty! Janë të paguar nga ti dhe duart e huaja

Sulmi ndaj selisë së PS-së / Balla akuzon Berishën: Largo urgjent njerëzit që çove aty! Janë të paguar nga ti dhe duart e huaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com