Një muaji pasi u bë publik njoftimi i DASH për Sali Berishën, se u përjashtua nga ndalimi për të hyrë në SHBA, kreu i PD ende nuk e ka një datë se kur do të shkelë në Amerikë.
Një qytetar e pyeti gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale se kur do të shkojë në SHBA, por Sali Berisha ende po shpreson për një ftesë, të paktën në shtator.
“Do vi në Amerikë shpresoj nga vjeshta, po të ketë aktivitet ndërkombëtar, ose kombëtar. Do vi me kënaqësi të madhe”, tha Berisha.











