Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka treguar se do jetë Kryesia që do vendosë nëse do jetë ajo apo jo kryetarja e ardhshme e partisë.
Tabaku u shpreh në një intervistë për Panorama TV se të hënën do të mblidhet grupi parlamentar, ndërsa të martën Kryesia e PD-së.
Jorida Tabaku: “Do të mblidhet grupi parlamentar të hënën, ndërsa të martën do mblidhet Kryesia. Në PD kam që 16-vjeçe. Nuk ka pasur pozicione zyrtare. Në shtator 2021 u bëra zv kryetare ne një situatë të vështirë. Kemi marrë kohë bashkë me Bardhin për t’i dëgjuar të gjithë. Do ia lë kryesisë këtë vendim. Rendësi ka se si dalim nga kjo situatë, jo interesi i karriges sime apo dikujt tjetër.”
Basha para fushatës tha se do angazhohej, nuk doli asgjëkundi. Pas 14 majit nisi jetën politike?
/s.f