• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur do të bëhet Kosova anëtare e OBSH-së?

by
18/07/2015 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Për t’u bërë pjesë e saj, duhet që të aplikohet në këtë organizatë, derisa një gjë e tillë nuk është bërë nga institucionet e vendit.

Skender Syla, udhëheqës i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, e cila funksionon që nga viti 1998, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Kosova për t’u bërë anëtare e OBSH-së, nuk duhet të plotësohet ndonjë kusht i veçantë, përpos marrjes së votave të nevojshme nga 194 shtetet anëtare.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OBSH, kjo nuk varet nga organizata, por nga shtetet anëtare e që janë 194 shtete. Për të qenë Kosova anëtare e OBSH-së procedurat janë që Kosova duhet aplikojë që të jetë pjesë e saj. Nuk ka ndonjë kusht të veçantë, derisa kushti i vetëm është marrja e votave të nevojshme të shteteve anëtare të OBSH-së”.

“Më pastaj, kërkesa paraqitet në asamblenë e OBSH-së dhe varësisht prej numrit të votave që merr nga këto shtete bëhet ose jo anëtare. Por, kjo varet nga interesimi i institutcioneve të Kosovës nëse aplikojnë ose jo. Egzistojnë dy mundësi, aplikimi direkt në OBSH ose kur Kosova të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, automatikisht bëhet pjesë e OBSH-së”, thotë Syla.

Zoti Syla ka shtuar se si udhëheqës i zyrës së OBSH-së në Kosovë, nuk ka të drejtë të inicojë çështjen e anëtarsimit, pasi që kanë rol neutral ndaj statusit të Kosovës.

“Sa i përket qëndrimit të sekretariatit të OBSH-së sikundër edhe organizatat tjera të Kombeve të Bashkuara, pozita jonë është neutrale ndaj statusit të Kosovës, andaj ne nuk mund të inicojmë çështjen e anëtarësimit, pasi që kjo duhet rrejdhur nga autoritetet e qeverisë së Kosovës”.

“Zyra e OBSH-së është e pranishme në Kosovë që nga viti 1998 dhe pavarësisht që Kosova nuk kështë shtet anëtar i OBSH-së ne kemi dhënë kontribut të madh në sistemin e shëndetësisë”, bën të ditur Syla.

Ndërkaq Time Kadriaj nga Komisioni për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se si anëtare e komisionit, në bashkëpunim me zyrtarë relevantë do të kontribuojnë, në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e OBSH-së.

“Mendoj se është një organziatë e rëndësishme dhe ne në disa takime që i kemi pasur edhe me ish ministrin, por edhe me ministrin aktual të Shëndetësisë, është folur që Kosova të jetë pjesë e OBSH-së, por më pas nuk kemi pasur ndonjë kontakt për tu shqyrtuar kjo, dhe nuk e dimë si ka rrjedhë”.

“Ne si komision do të kontribuojmë në mënyrën tonë që Kosova të jetë pjesë e OBSH-së, pasi që do të kemi përfitime, ku në rast të shfaqjes së sëmundjeve me përmasa epidemike, të jemi pjesë e këtyre organizatave do të kemi përkrahje edhe më të madhe, ndonëse OBSH ka kontribuar prej vitesh në Kosovë”, thekson zonja Kadriaj.

Sidoqoftë, edhe pse Kosova nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zyra e saj në Kosovë ka qenë e pranishme që nga viti 1998 dhe ka dhënë një kontribut të çmuar drejt avancimit dhe konsolidimit të sistemit shëndetësor kosovar.

Pavarësisht faktit se nuk është ende anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosovës iu ka dhënë mundësia të marrë pjesë në të gjitha konferencat ndërkombëtare dhe rajonale të kësaj organizate.

/REL

Next Post

Varoufakis kundër Tsipras: Do dështojnë reformat, as vetë Tsipras s’e beson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com