• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur do mbahen zgjedhjet në Tiranë? Presidenca: S’kemi njoftim për vakancën në Bashki. KQZ: Presim dekretin e Begajt

by Os De
29/09/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një ankese në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj e konsideron shkarkimin e tij si kryebashkiak si të papajtueshëm me Kushtetutën, një akt që sipas juristëve i fut në ngërç planet e qeverisë për të bërë zgjedhje të reja për zëvendësimin e tij në Bashkinë e Tiranës. 

Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj paditi të hënën në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij, duke futur në ngërç planet e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. 

Në kërkesën dërguar Gjykatës Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë me argumentin se bie në kundërshtim me parimet kushtetuese për një proces të drejtë dhe të bazuar në ligj. Veliaj gjithashtu pretendon se “shkarkimi i një kryetari bashkie bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. 

Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pas një votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës më 23 shtator, ku përfaqësuesit e majtë dhe të djathtë bashkuan votat për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por sipas nenit 115 të Kushtetutës, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi ankimin e Veliajt. 

Juristi Jordan Daci sugjeron se ankimimi në Gjykantën Kushtetuese e pezullon vendimin e qeverisë dhe Veliaj ligjërisht vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës deri në hyrjen në fuqi të vendimit të kësaj gjykate për çështjen në fjalë. 

“Automatikisht pezullohet akti i shkarkimit,” tha Daci, duke e quajtur vendimin e qeverisë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese. 

“Këshilli i Ministrave nuk është një noter i propozimit të Këshillit Bashkiak, por ka detyrim të analizojë kriteret për shkarkim dhe duhet të respektohet procedura ligjore për çdo shkarkim të kryebashkiakëve, si e drejta për t’u dëgjuar, verifikimi i shkeljeve të rënda ligjore,” shtoi ai. 

Kryeministri Edi Rama udhëzoi këshilltarët socialistë që të ndërmerrnin procedurën e shkarkimit të Veliajt me justifikimin e një emergjence për drejtimin e bashkisë dhe shpalli si kandidaturë pasuese, Olgerta Manastirliun. 

Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi nëse lëvizja e Veliajt pezullonte planet e tyre për zgjedhje të reja. 

E pyetur nga BIRN, Presidenca tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për vakancën në bashkinë e Tiranës. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në çdo rast ai vihet në lëvizje nga një dekret i Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja të pjesshme. 

Veliaj hyri në politikë pas disa vitesh aktivizmi, duke themeluar G-99, një parti që nuk arriti të fitojë mbështetje në zgjedhjet e vitit 2009. Më pas iu bashkua Partisë Socialiste kur kjo e fundit ishte në opozitë. Ai u bë ministër në vitin 2013 dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015 — çmimi më i madh në politikën shqiptare që mund të ëndërrojë një politikan i ri — një pozicion i fuqishëm, i lakmuar dhe me pak mekanizma kontrolli. 

Gjatë një dekade në pushtet në Tiranë, ai përjetoi momente të vështira, përfshirë disa hetime ku prokurorët nuk arritën të gjenin prova për korrupsion apo abuzim me pushtetin. 

Pozicioni i Veliajt në Partinë Socialiste si pasardhës i mundshëm i Ramës u forcua pas rënies në vitin 2017 të Saimir Tahirit, një prej rivalëve të tij kryesorë. 

Ndërkohë, në korrik 2023, një email komprometues mbërriti në postën elektronike të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që përmbante informacion implikues. 

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj më pas, me iniciativë të Ramës, u inicua procedura e shkarkimit të tij në Këshillin Bashkiak. 

Neni 115

1.Organi  i  zgjedhur  drejtpërdrejt  i  njësisë  qeverisëse  vendore  mund  të  shpërndahet  ose  të  shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve ;

2.Organi i  shpërndarë  ose  i  shkarkuar  mund  të  ankohet  në  Gjykatën  Kushtetuese  brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet; 

3.Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit  të  Këshillit  të  Ministrave  nga  Gjykata  Kushtetuese,  Presidenti  i  Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”./BIRN 

Next Post
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

“Pajtim kombëtar për kandidatin e Tiranës”, Alimehmeti: Opozita të harrojë ndasitë, shtrijmë dorën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

December 21, 2025
Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

December 21, 2025
“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

December 21, 2025
Ngjarje e rëndë/ Mbytet varka plot me emigrantë, raportohet për të paktën 20 të zhdukur

Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

December 21, 2025
I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

December 21, 2025
Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In