• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur do bashkohet PD? Salianji: Jemi të bashkuar, por na ndajnë ende disa qëndrime

by Java News
08/02/2024 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ervin Salianji ka komentuar kaosin e radhës sot në Kuvend me miell dhe vezë, të cilën e quan formë proteste.

Në një intervistë për Top Talk, Salianji tha se është akt simbolik, pa dhunë. Sa i përket shenjave për bashkimin e të paktën dy prej ndarjeve të PD-së, Salianji tha se procesi po ecën ngadalë por ka dakordësi. Sipas deputetit demokrat, ka një mungesë vullneti nga një pjesë e opozitës.

“Këto janë protesta dhe akte simbolike. Nuk i bën dikush nga qejfi, është qëndrim. Kjo është formë proteste. Në rastin e gardistëve është një urdhër i paligjshëm dhe ka pasur një reagim nga zoti Noka. Edhe unë kam keqardhje për cilin do punonjës të kësaj republike që janë të detyruar për shkak të dhunës të vendosen në këto situata. Është akt simbolik, nuk pati dhunë. Dy dit përpara një gazetare u nxor me dhunë. Ka edhe situata që dalin jashtë kontrollit, janë forma proteste. Paratë shkojnë në koncesione rrugës, shëndetësi, që janë në hetim. Shkojnë në abuzime që i marrin njerëz të lidhur me qeverinë.

Ne po tentojmë të bëjmë kontroll parlamentar. Kjo është hipokrizi në kufi nga ana e tyre, kërkesat tona janë rrëzuar ndërkohë që kushtetuta parashikon që mjafton kërkesa nga deputetët dhe komisioni ngrihet. Është grusht shteti brenda shteti, mos të njohësh Kushtetutën, je në kushtet e grushtit të shtetit.  Jemi të bashkuar në aksionin parlamentar, jemi të vonuar që procesi i bashkimit po ecën në hapa të ngadaltë. Bashkimi i opozitës varet prej nesh dhe ne duhet ta kthejmë fokusin këtu. Nga pikëpamja formale, ky grupim duhet të bashkohet, ose me një front opozitar. Nuk ka rëndësi emërtimi por një koalicion që funksion si trup politik edhe në terren dhe në aksionin që vazhdon. Në këtë moment nuk e kemi.

Jemi të bashkuar, por na ndajnë ende disa qëndrime. Bashkim në diferencë, nuk do doja ta quaja fraksion, por me mendime të ndryshme. Kur te kemi një platformë ta propozojmë edhe në Kuvend…në bashkimin nuk e shoh si momentin final, por fillesa e një situatë tjerët që PD duhet të shkojë drejt ribërjes për tu bërë nga fillimi.  Edi Rama po keqpërdor një personazh që ka marrë bekimin e opozitës për të krijuar idenë që reforma zgjedhore nuk po bëhet për shkak të opozitë.

Ka dy vite që ky komision drejtohet nga këta dy bashkëkryetar, kush e ka penguar që të punojë ky komision. E kam kërkuar prej kohësh që të mblidhet dhe nuk është mbledh fare. Duher ti themi gjërat siç janë. Po e hedh topin sikur është faji i opozitës. Kjo zgjidhet me ligj. Shoh një mungesë vullneti, presioni i publikut për ta cuar opozitën drejt një bashkimi, diferencat bëjnë që të marrësh ngjyrime të ndryshme. Ka dakordësi, por nuk ka veprim. Pengesat po sjellin nxitimin e kohës për zgjedhje. Ky proces, ose zgjidhet kjo punë ose forma të tjera bashkëpunimi.”

/f.s
Next Post
VIDEO/ Sara qan me dënesë, shpërthen ndaj Bardhit: Ik mos të shoh!

VIDEO/ Sara qan me dënesë, shpërthen ndaj Bardhit: Ik mos të shoh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In