• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur digjet Ukraina, s’ka rëndësi sesi voton Rogozhina

by Skënder Minxhozi
05/03/2022 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Përtej batutës dhe në respekt të votuesve të Rogozhinës, faktikisht nuk ka ndonjë rëndësi as sesi voton në 6 mars Shkodra, Durrësi apo bashkitë e tjera në radhë. Nesër mbahen zgjedhje vendore të cilat kanë qysh tani një mandat të cunguar. Votohen kryebashkiakë por jo njësi vendore, votohen zyrtarë që do të kenë vetëm një vit mandat, e jo më tepër.

Nëse këtyre arsyeve ju shton edhe temën madhore që ka zënë jetët e evropianëve këto ditë, konfliktin e rrezikshëm ukrainas, me pasoja për të gjithë kontinentin dhe botën, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit tkurren edhe më tepër akoma nga pesha dhe interesi.

E vetmja rëndësi e zgjedhjeve të 6 marsit është që opozita të zgjidhë hierarkinë e forcave brenda kampit të vet, sipas skemës “prindi 1-prindi 2”. Berisha apo Basha, kjo është çeshtja. Përtej humorit, këto zgjedhje janë një test relativisht i rëndësishëm për të përcaktuar sesa vlen pas 8 janarit Sali Berisha dhe Lulzim Basha brenda kampit opozitar. Përveç këtij kurioziteti, këto zgjedhje ofrojnë pak ose aspak impakt në ecurinë e punëve në këtë vend.

Zgjedhjet e të dielës mbahen tani, e jo në momentin që duheet të ishin mbajtur, sepse kështu vendosi Ilir Meta, me qëllim që t’i japë njëdorë Foltores, pas rënies së zhurmshme të 8 janarit. Berisha shpreson që me marrjen e Shkodrës apo Dibrës, të rimarrë diçka nga kuotat e humbura në ditën kur e sulmoi me sëpata e shkallë zjarrfikësish partinë e vet. Është e vështirë të besohet se një fitore e tillë më shumë simbolike sesa me ndonjë peshë në kandarin kombëtar të forcave, ta përmirësojë disi pozitën e Doktorit brenda të djathtës.

Lulzim Basha nuk e ka aspak merak rezultatin e 6 marsit. Përballja e tij e vërtetë ka qenë në 8 janar, jo nesër. I mësuar me humbjet seriale, ai e ka gati justifikimin: na sulmoi Berisha prandaj humbëm! Zgjedhjet e të dieles nuk do ta nxjerrin Lulin nga selia  dhe as do t’i japin në duar Doktorit vulën e partisë. Ai tren duket se a kaluar tashmë.

Zgjedhjet e pjesshme lokale janë diçka më shumë se një sondazh nga ata që televizionet zhvillojnë çdo javë për emisionet e tyre të debatit. Lufta në Ukrainë i ka dhënë goditjen e fundit një procesi elektoral të tkurrur e pa peshë qysh në krye të herës.

Relativizimi që temat e brendshme shqiptare pësuan pas pushtimit rus në Ukrainë, ka qenë një “eksperiment social” unik ëshë për ne shqiptarët, që shpesh jetojmë të mbyllur në sferën tonë provinciale të halleve e krizave,  të pakujdesshëm për faktin që jetojmë në një botë globale, ku një bombë e hedhur në rrugët e Kievit oshëtin deri në dyert e shtëpive tona.

Kur digjet Ukraina,  s’ka rëndësi sesi voton Rogozhina, Shkodra apo edhe Durrësi. Rreziku i sigurisë dhe paqes tejkalon çdo proces tjetër që i përket jetës normale.

 

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Gusht 2021

Horoskopi për ditën e diel, 6 mars 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In