…Ose kur ske pulën, mjaftohesh edhe me një sorrë.
Fushata elektorale nisi që të nesërmen e shpalljes së emrave edhe pse zyrtarisht, ajo është hapur dje.
Që në nisje të kësaj fushate, kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj, sfidoi publikisht kandidatin kundërshtar të kampit demokrat, Dr. Halim Kosovën, për një debat publik rreth alternativave që ata propozojnë për qytetin e Tiranës.
Në fillim Dr. Kosova u duk sikur e pranoi sfidën, por më pas me heshtje dhe me tej me argumentin se “ qytetarëve nuk i duhet debat, por punë”, ai u tërhoq.
Dje në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës ku ishte i ftuar, Veliaj i bëri disa pyetje kundërshtarit Kosova që ishin retorike dhe s’mund të merrnin përgjigje.
Sot, Dr. Kosova ka mundësinë t’i përgjgjiet Veliajt. Kosova do të jetë i ftuar sonte në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit. Kjo ishte ajo që vërtetë na kishte munguar









