• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur “destabiliteti” zëvendësohet nga “impulset”

by
06/10/2015 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një nga zyrtarët kryesorë të LSI, Spartak Braho, tërhoqi gjithë vemendjen e imagjinueshme, kur dërgoi një javë më parë një letër për krerët e shtetit, në lidhje me atë që ai e konsideronte si planin për destabilizimin e vendit. Letra, e cila nuk u publikua asnjëherë, por u komentua gjatë në shtyp, ngrinte një teoremë komploti të cilën presidenti Nishani e hodhi poshtë, kur tha se nuk shihte ndonjë rrezik për sigurinë kombëtare, pas leximit të saj.

Dje Braho ka dëshmuar në prokurori në lidhje me hetimin e hapur për këtë çeshtje. Si zakonisht në këto raste, kur më e rëndësishme është ajo thuhet në derën e prokurorisë sesa brenda saj, Braho ka thënë tashmë publikisht prej ditësh se rreziku i destabilizimit ka ardhur duke u qetësuar. Çka relativizon dhe atë që ai mund të ketë dëshmuar tek zyrat e prokurorit të përgjithshëm.

Tani që furtuna CEZ-Dia duket se po transformohet gradualisht në një proces negocitash për ndryshimet në qeveri, edhe letra e mësipërme, e cila intrigoi të madh e të vogël ato ditë, përfshihet në po atë logjikë.

Në momentin që fjala “destabilitet” po zëvendësohet ngadalë me fjalën “impulse”, kemi rastin të kuptojmë se nuk ka qenë fjala për ndonjë komplot që do të minonte themelet e shtetit, por thjesht për një lojë të vogël pushteti, nga ato që janë konsumuar rëndom në katet e larta të politikës në 25 vjetët e fundit. Dhe që, siç po shohim, kanë shumë më pak dramë dhe suspans, nga fabula e madhe që u prodhua vetëm pak ditë më parë nga rrjedhja e një dokumenti që nuk duhet të kishte dalë nëpër faqet e gazetave.

Next Post

Prifti italian: Pedofilia, fajtorë janë fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In