• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur dëshmonte Jonida se jeta është fare pak më e gjatë se një këngë

by Lorenc Vangjeli
19/05/2019 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Jonida Maliqi e çoi Shqipërinë në finale e Eurovizionit. Me një zë mahnitës dhe interpretim të shkëlqyer, siç e cilësohej në faqen zyrtare të festivalit, e përzgjedhura e RTSH-së, u prit me brohorima dhe natyrisht me krenari arbënore. Siç ndodh zakonisht në rastin kur emocionet e marin fjalën përpara logjikës, duke nisur nga mbrëmja e interpretimit të saj në Tel Aviv, shqiptarët ranë në dashuri me vajzën e veshur si mbretëreshe ilire. Qoftë dhe për pak caste, secili që flet të njëjtën gjuhë me Jonidën, u bë pjesë e suksesit të saj, u identifikua me të dhe shpërndau në hapësirë dafina Facebook-u dhe trëndafilë Instagrami.

Lavdi të tilla kolektive kanë jetën e fluturave, zgjasin pak, por natyrisht e bëjnë jetën me më shumë ngjyra. Së paku për ata që dinë të dallojnë ngjyrat, si krijuese e të cilave, u afrua modestisht dhe Jonida.

Për ironi të fatit, një natë përpara interpretimit të saj në skenën izraelite, skena e botës virtuale shqiptare ishte e përmbysur. Shumëkush nga ata që nxitoi të marë me të drejtë një copëzë lavdi nga copëza e lavdisë së saj skenike, nuk kishte nguruar t’i bashkohej një korri të pafundëm kritikësh për anglishten me të cilën përgjigjej në intervista e njëjta këngëtare dhe gjuhën e trupit që ajo përdorte për të komunikuar në mungesë të fjalëve në anglisht.

Kushdo që gjeti një gur portalesh, e hodhi mbi Jonidën.

Kushdo u ngrys dhe u gdhi si mësues profesionist anglishteje, mjeshtër ironie dhe ekspert komunikimi për të mësuar Jonidën.

Eshtë e pabesueshme kënaqësia perverse që gjendet në Shqipëri, si rrallë kund tjetër ndoshta, për të sharë, fyer e përqeshur dikë që ka fatin apo dhe mundësinë të jetë nën dritat e projektorëve.

Eshtë i pabesueshëm mekanizmi që prodhon aq shumë baltë në shqipe të shprishur portalesh, aq llum të ndotur puritanësh të rremë në komente anonime, aq marrëzi madhështie Facebook-u dhe atë ndriçim të errët Instagramesh.

Eshtë e pabesueshme kënaqësia e ligë për rrëzimin e tjetrit, hipokrizia plot dantella dhe amoraliteti prej prostitutash që tregtohen në gjithë botën virtual të shqipes. Shembujt e kundërt që kundërshtojnë këtë ligjësi, janë thjesht përjashtimi që përforcon rregullin.

Jonida Maliqi duke u lutur nga Izraeli me: “Ktheju tokës!”, duke merituar duartrokitjet e bashkatdhetarëve, në fakt dha një leksion që është mirë të lexohet në Tiranë. Gjithkush duhet të gjykohet për punën e tij, të gjykohet me logjikë dhe jo me katranin e pandashëm të paragjykimit, ligësisë dhe urrejtjes që dashuron zakonisht anonimi në turmë dhe turma që vepron si një individ anonim pa zemër. Shpesh jeta zgjat sa një këngë që është mëkat ta ndërpresësh me zhurma. Ja vlen që të dallosh të bardhën edhe tek grija.

Edhe pa këtë mllef të frikshëm që trazon jetën e çdo shqiptari, edhe pa këtë ankth mbijetese e stres për të nesërmen të gjithësecilit, nuk ja vlen kurrsesi të helmohet jeta e çdo shqiptari me kaq shumë helm anonim që derdhet kudo dhe mbi gjithçka. Jonida e bëri të vetën kur i erdhi rradha. Eshtë rradha e pambarimtë e të tjerëve të kuptojnë se jeta shpesh është më e shkurtër se një këngë dhe pak më e gjatë se një refren kënge rep.

Next Post
“Kemi fotot e tua… Paratë, ose more fund!”

“Kemi fotot e tua... Paratë, ose more fund!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In