• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur dashuroje një të huaj në Shqipërinë komuniste

by Java News
19/03/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Nelallari

Atmosfera dhe dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste vijnë të rrëfyera përmes një këndi tjetër, atij të dashurisë…

Historia e dashurisë mes studentit shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian në Shqipëri dhe se sa e dhimbshme ishte një dashuri me të huajt në diktaturë qëndron në qendër të filmit “Portreti i pambaruar” me regji të Namik Ajazit, i cili erdhi premierë në Kinema Millenium më 18 mars.

Filmi italo-shqiptar me një histori të tillë vjen edhe si një lloj homazhi ndaj atyre ngjarjeve të dhimbshme, romancave të ngelura përgjysmë, idileve të prera në mes nga ana e regjimit, i cili nuk të “falte”.

Gjithçka nis në vitin 1980 me ardhjen e ambasadorit italian në Tiranë, i cili interpretohet nga aktori i njohur italian, Remo Girone. Vajza e tij Beatrice Aiello, që është në rolin e protagonistes, shumë shpejt do të futet në vorbullën e realitetit shqiptar të atyre viteve.

Ajo do të provojë një dashuri të fortë për piktorin Artur Erzeni, rol që vjen i interpretuar nga aktori Antonio Kodrinaj, të cilit i duhet të jetojë me presionin e Sigurimit të Shtetit përgjatë gjithë historisë së tij të dashurisë.

“Në Shqipëri nuk është si në Itali, këtu ka rregulla”, janë fjalët e ambasadorit për të bijën.

Nga ana tjetër janë prindërit e Arturit, i ndjeri Guljelm Radoja dhe Rajmonda Bulku, të cilët vuajnë ankthin e asaj që mund të ndodhte prej historisë së dashurisë të të birit.

Të rrahur më shumë me atë kohë dhe të qenit në dijeni për frikën që duhej pasur nga përgjimi apo spiunimi i mundshëm, ata do ta paralajmëronin herë pas here të birin për pasojat që mund të kishte kjo dashuri.

Krahas historisë së dy të rinjve, filmi tenton të sjellë edhe atmosferën e atyre viteve të vështira për shqiptarët. Për të ndërtuar këtë histori, regjisori Ajazi ka punuar për gati tri vjet dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivën e Ministrisë së Brendshme.

Ai thotë se është mbështetur në histori të vërteta, njëra prej të cilave i qaset më shumë asaj të filmit. Por Ajazi specifikon se nuk mund të flitet për personazhe realë, pasi ka marrë copëza nga disa syresh.

“Kjo histori është e ngjashme me njërën nga 7 historitë e dhimbshme të dashurive të pamundura të djemve shqiptarë me vajza të huaja. Ne me këtë film i kemi qëndruar më shumë afër njërës prej historive. Sigurisht personazhin real unë e kam mik, ka qenë gazetar për mjaft kohë pas viteve ’90. Kjo histori është afër historisë së tij, por kemi bërë dhe një pakt që kemi thënë se kjo nuk do të jetë historia jote, kjo do të jetë historia e atyre që kishin një dashuri të pamundur”, thotë regjisori Namik Ajazi.

“Ishim një familje që e kuptuam, e mirëkuptuam shumë mirë këtë dashuri të djalit tonë, që s’kishte faj pse kishte dashuruar këtë vajzë të re, edhe pse nuk ishte shqiptare. Ndërkohë edhe e dinim, më shumë se djali vetë se çfarë mund të ndodhte”, shprehet Rajmonda Bulku, e cila mban mbi supe rolin e nënës së piktorit.

Për përzgjedhjen e këtyre temave nga e kaluara komuniste, Ajazi thotë për Gazetasi.al se vjen si një detyrim karshi një brezi që përjetoi kohëra të vështira, por edhe për t’i treguar brezit të ri se ç’kanë qenë ato vite.

Regjisori Namik Ajazi

“Duhet të kthejmë gjithmonë kokën nga e shkuara. Duhet të njohim ca gjëra që brezi i ri në atë vrullin e zhvillimit që ka sot, nuk ka kohë shumë të merret me të shkuarën, por janë disa piketa që duhet t’i dijë mirë, dhe unë mendoj që ne kemi detyrime si artistë të sjellim disa kulme të disa realiteteve për t’i njohur sot brezi i ri, sepse nëse do ikim dhe ne që kemi qenë djem fare të rinj në atë kohë, dhe nuk do t’i rrëfejmë këto gjëra, nuk e di se kujt do t’i mbetet. Pra do jetë një boshllëk. Gjithë bota, kinemaja, televizionet i kanë treguar pjesë të rëndësishme të historisë së tyre dhe kjo histori dashurie është njëra prej tyre”, shprehet regjisori Ajazi për Gazetasi.al.

Në fund historia e dashurisë do të ndërpritet mizorisht. Fytyra e egër e asaj kohe bën që historia e dy të dashuruarve të finalizohet keq, pasi shteti shqiptar do ta marrë dhe do ta arrestojë djalin dhe pastaj ata takohen pas viteve të demokracisë, ku edhe në këtë periudhë dashuria e tyre mbetet sërish në kufijtë e të pamundurës…

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, u vlerësua në shtator të 2021 si “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë” në Festivalin e Karlsruhe, në Gjermani, ndërsa tanimë do të vijojë rrugëtimin në kinematë shqiptare dhe ato të Kosovës./m.j

Next Post
“Sa para i kërkove Gazpromit?”, Berisha i përgjigjet ambasadës ruse: Më premtuan…!

"SHBA e dinte se Berisha punonte me rusët"/ Ish-drejtori i Albpetrol e nxjerr zbuluar: Rusët i prita në zyrë me porosi të tij, bënë ofertë qesharake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In