• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur çiftelia merr “dhenë”, njihuni me artistet që i bashkon pasioni për të ruajtur traditat e Shqipërisë

by Java News
13/03/2024 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhuljana dhe Age, dy breza të ndryshëm, por i bashkon pasioni për të ruajtur traditat e vendit tonë. Nëpërmjet çiftelisë ato janë bërë mjaf virale edhe në rrjetet sociale. Ditën e sotme, kanë rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti se si janë njohur dhe si ka lindur dëshira për tu bërë bashkë.

Pjesë nga biseda                                                                                            

Brikena Prifti: A ja u vënë njerëzit në dukje kostumet të cilat janë mjaft interesante?

Xhuljana Gjini: Gjithmonë kur kemi aktivitete folklorike ne vishemi me kostumet tona tradicionale. Përfaqësojmë çdo krahinë jo vetëm të Mirditës.

Brikena Prifti: Janë të vështira për tu mbajtur?

Age Ndoj: Pak janë, por jemi mësuar. Kam qenë 16 vjeç kur e kam veshur.

Xhuljana Gjini: Është krenari dhe privilegj i madh sepse përfaqësojnë jo vetëm krenarinë tonë, por edhe brezat e rinj e shikojnë se si ne e trashëgojmë. Ne na kanë bërë një ftesë që të marrin pjesë në një xirim videoklipi dhe aty jemi njohur për herë të parë. Unë nuk e kam të trashëguar instumentin e çiftelisë sepse asnjë nga familja ime nuk i binte. E kam pasur të vështirë sepse nuk e kam mësuar që fëmijë, kam qenë 20 vjeç. Po pasioni i madh…është diçka që më buron nga zemra, më drithëron trupin. Kur shikoja të tjerë që i binin çiftelisë thoja ose do ta mësoj ose vdes (qesh).

Age Ndoj: Unë nuk i bie çiftelisë, por kam pasion për të kënduar. Muzikën e kam pasur qejf që e vogël dhe kam qenë gjithmonë me grupe artistike. Në këtë moshë, edhe pse moshë e madhe i kam hyrë…zemra dhe shpirti nuk iu ndanë dhe e dashuroj muzikën.

Xhuljana Gjini: Kur hodhëm videon në rrjete sociale, të gjithë kanë meduar se është mamaja ime. Kemi një muaj që njihemi.

Age Ndoj: Por e dua si vajzën time. Është vajza ime e gjashtë.

Xhuljana Gjini: Më kanë ardhur oferta që të këndoja, të merrja pjesë në fejesa, gëzime familjare.

Age Ndoj: Unë jo, nuk e kisha menduar që do bëheshim virale në rrjete sociale.

Age Ndoj zbuloi në studio se është nëna e këngëtares së njohur Xhesika Ndoj, e cila ka ndjekur hapat e së ëmës.

Age Ndoj: Për të arritur aty ku duhet, duhet punë, por ka arritur mjaft.

Xhuljana Gjini: Babi im gjithmonë ka qenë pro, edhe mamaja dhe familja më mbështesin. Por ishin më shumë me idenë që të shkollohesha dhe të jem femër e shkolluar. Por është diçka që më buron nga shpirti dhe tani që punoj vetë, i mbuloj vetë shpenzimet e mia, nuk do ta lë pas dore.

Zonja Age thotë se nuk e ka menduar të mësojë t’ bjerë çiftelisë, megjithatë nuk e përjashton si mundësi./m.j

Next Post
Juristja Gjikondi: Berisha s’ka hall të arrihet negociata, por të faktorizohet. I pëlqen kaosi dhe rrëmuja

Juristja Gjikondi: Berisha s’ka hall të arrihet negociata, por të faktorizohet. I pëlqen kaosi dhe rrëmuja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

February 21, 2026
Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In