• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur bien alibitë, mbetet krimi!

by Mero Baze
03/09/2020 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Në vitin 2007, edhe unë u pata ngatërruar me dy historitë e Gërdecit, atë që shpërtheu dhe vrau 26 vet dhe atë të Diverolit. Ngatërresa vitne nga fakti, se në të dyja historitë ishin të njëjtët personazhe, Shkëlzen Berisha, Rrahmani, Delijorgji  dhe po ashtu një kompani amerikane…

Shefi i zyrës së Neë York Times në Moskë Chris Chivers, më dërgoi një email ku kërkonte të dinte, nëse kisha dokumenta që provonin se djali i kryeministrit po merrej me një histori fishekësh në një repart ushtarak afër Vorës.

Unë ju përgjigja pozitivisht dhe i dërgova të nesërmen të përkthyera gjithë vendimet e qeverisë, lobuar nga Shkëlzeni, rreth historisë së Gërdecit, refuzimet e zëvendskryeministrit Rusmali dhe pastaj PPP e dhënë nga Mediu për Delijorgjin.

Përgjigjia ishte dëshpëruese. Personat ishin të njëjtët që më shkruante Chivers, por historia ime ishte një histori tjetër. Ai interesohej për një kompani amerikane që po blente fishekë kinezë dhe që djali kryeministrit ua kishte marrë përsipër….kurse unë i tregoja për një histori ku djali i kryeminsitrit demontonte fishekë , po për Delijorgjin, po për amerikanë, por që nuk ishin këta q ëpo conin në Kinë.

Aty kuptova se në Gërdec ka dy histori dhe një grup kriminal.

Mu kujtua kjo gjë sot, kur shikoj që Shkëlzeni akoma vazhdon me shpresë të gënjej shqiptarët, duke thënë që ai nuk është akuzuar në SHBA për Gërdecin, por për një histori tjetër. Në fakt janë dy histori që i bashkon i njëjti grup kriminal dhe që lidhen me njëra tjetrën.

Libri të cilin ka paditur Shkëlzeni dhe ka humbur gjyqin flet pikërisht për histroinë e dytë të Shkëlzenit, ku gjendet dhe dëshmia e  Diverolit dhe ortaktu të tij për takimin me djalin sy peshkaqen, presionin tek një apartament në Tiranë në emër të kryeministrit dhe pastaj historinë që dimë të gjithë që përfundoi me vdekjen e Kosta Trebickës.

Edhe në këtë histori, sërish del Delijorgji, një kompani ndërmjetëse në Qipron turke, e cila e coi cmimin e fishekëve nga 2 në 8 , MEICO, Pinari etj.

Tani Shkëlzen Berisha nuk ka mundur ti provoj dot drejtësisë amerikane se nuk është pjesë e kësaj historie, cka do të thotë se gjithcka është shkruar për të është e vërtet dhe ai duhet të hetohet si përgjegjës në të dy këto histori.

Emri i Shkëlzen Berishës u shfaq në New York Times disa ditë pas shpërthimit të Gërdecit, në një shkrim prej 5 faqesh dhe 11 autorësh, një rast i rrallë në historinë e gazetarisë amerikane. As skandali i ëotergate, apo “Pentagon Papers” nuk kanë pas një grup kaq të madh gazetarësh si nënshrkues të një shkrimi investigativ. I vetmi reagim ishte ai i Sali Berishës që e quajti Neë York Times letër higjenike. Dhe ai shkrim e lidhte Shkëlzen Berishën dhe me historinë e parë të Gërdecit.

Por nëse për skandalin e dytë me fishekët kinezë për Shkëlzenin vlenë dëshmia e regjistruar e Diverolit që thotë se kjo punë shkon deri lart tek djali i kryeministrit dhe flet për takimin me “sypeshkaqenin”, dhe kjo nuk është hedhur poshtë nga gjykata, për skandalin e parë, atë të Gërdecit,  ka dhjetra fakte e prova që Shkëlzen Berisha ishte partner i Delijorgjit.

Ato fillojnë me tabulatet telefonike Delijorgji-Shkëlzen Berisha, apo Mediu Shkëlzen Berisha, me interesimin direkt të Shkëlzen Berishës për kontratën, me presionin mbi Ilir Rusmalin që ta firmoste si PPP të qeverisë, me faksin që i raportonte privatisht vendimin e Aldo Bumcit për ta miratuar kontratën, me deklaratën e Sekretares Aldo Bumcit që dëshmon para prokurorit se Shkëlzeni ka qenë në zyrën e Bumcit kur ka karrë përgjigjen e cuar me faks, e dhjetra dëshmi të tjera fizike.

Sa për alibinë e dytë të Shkëlzenit, atë që Diveroli e ka thënë nën betim që nuk e ka takuar Shkëlzenin, me këtë ai mund të gënjej ata punonjësit e shtypit të “Syrit” që të mos u duket si pronar kriminel. Diveroli normal që nuk ka ndërmend të kalbet në burg për Shkëlzenin, se po pranoi atë gjë para drejtësisë, do ishte ende në burg tani, e jo duke shijuar lekët e bëra me Shkëlzenin.

Por tani këto nuk kanë shumë rëndësi . Shkëlzen Berisha është prej sot një i akuzuar nga gazetarët më të njohur në botë, që drejtësia amerikane nuk i lëviz asnjë prej atyre akuzave. Ai mund të vazhdoj të rrijë i lirë në Shqipëri, mund të vazhdoj të pastroj lekët e gjakut në Gërdec, duke shitur boronica apo brekë tek një dyqan luksos në bllok, apo duke hapur televizion me lekë të padeklaruara, duke rekrutuar papagaj që ti pastrojnë imazhin, ai mund t’ia hedh drejtësisë së shkatërruar shqiptare, por ai njeri ka punë me të vdekurit.

Ata aty në anë të rrugës kryesore, ku ai shkon përditë tek “dyqani” i bornicave, janë të vdekurit e tij. Asnjë shqipotar i gjallë nuk ka 26 të vdekur për një histori korrupsioni dhe një të zhdukur mes maleve për historinë e dytë të korupsionit, Kosta Trebickën. Fal atij krimi Bujar Nishani na u be president dhe gruaja e tij zonje e pare, vetem se u angazhuan per alibine e vdekjes.  Mes të vdekurave të tij është dhe burri i tezes së tij, si një dëshmitarë i pamanipulueshëm tashmë i përfshirjes së tij në atë biznes vdekjeprurës.

Të vdekurit nuk manipulohen më, si të gjallët që shantazhon Shkëlzeni. Ata kanë kohë të presin gjatë drejtësinë.

Drejtësia amerikane i rrëzoi gjithë alibitë e një të akuzuari për korrupsion dhe vrasje për shkak të korrupsionit që quhet Shkëlzen Berisha. Dhe kur bien alibitë, mbetet krimi. Ai krim duhet ndëshkuar para se Shkëlzeni të shkoj pranë viktimave të veta.

Next Post
Motori del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi në Tiranë

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë/ Motori përplaset me biçikletën, mbeten 2 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In