• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur bashkëshorti zbuloi se do vinte në jetë një vajzë, ai nuk e donte dhe filloi të më tradhtonte”

by A R
09/05/2021 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Rezi 25 vjeç nga qyteti i Kuçovës e cila ka treguar për periudhën më të errët të jetës së saj. Ajo ka  rrëfyer se u martua që në moshën 18 vjeç me një djalë, ku më pas martesa u kthye në një mankth për të.

Rezi: Pas një muaj e gjysmë ngela shtatzënë padashje dhe ndërkohë që ishte jashtë mitre. Nuk ishte funksionale ajo shtatzëni. Mos pranimi i bashkëshortit dhe i prindërve të tij, unë nuk munda të bëja dot abortin sepse dëshironin që fëmija e vetë të kishte familje. Pasi dola nga spital, shkoj tek shtëpia e ish-bashkëshortit dhe një ditë vendos të ndej rrobat në soletë. Humb ndjenjat tek shkallët dhe pasi zgjohem e gjej veten në dhomën time, në krevat. Nuk munda të kisha një mjekim, të pastrohesha sepse hemorragjia ime vazhdonte për ditë me radhë. Nuk e pata këtë përkujdesje, ditët kalonin dhe unë kisha shumë dhimbje, të bësh një abort është tmerrësisht e dhimbshme.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti çfarë qëndrimi mbante?

Rezi: Ishte gjithë kohës he se do e kalosh, hë se je e vogël, të është fiksuar.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ai u bind se ky abort duhej bërë?

Rezi: Edhe në momentin  që kisha hemorragji, ai thoshte si ka bërë nëna ime, si ka bërë motra ime, si kanë bërë femrat dikur, kanë bërë shumë lindje dhe prapë janë të forta. Varet nga pjesa e imunitetit, nuk është e njëjtë për çdo njeri dhe çdo femër.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për datën 10 Maj, çfarë përfaqëson për ty?

Rezi: Në datën 10 Maj kam bërë dasmën time në ditëlindjen e vëllait tim.

Ardit Gjebrea: Pra ditëlindja e Gerit që ti ke ftuar sot është në datën 10 dhe dasmën e bërë në datën 10 për hir të vëllait tënd. Ke një marrëdhënie fantastike me të?

Rezi: Vetëm Zoti lart e di  se sa e dua.

Ardit Gjebrea: Pas dasmës çfarë ndodhi?

Rezi: Kur bëra dasmën isha 4 muajshe e gjysmë shtatzënë me vajzën, Rean. Filluan keqkuptimet, debate, dhuna psikologjike dhe fizike.

Ardit Gjebrea: Ti ke treguar që bashkëshorti e donte djalë dhe kur mori vesh që ishte vajzë, filloi të mos kishte interes, e vërtetë?

Rezi: Nuk e donte, kur e kemi mësuar kemi qenë tek doktoresha dhe është larguar direkt nga dhoma që po bëja ekon. Më pas në 17 Shtator sjell në jetë Rean me vendosmërinë time, sepse nga muaji i tretë deri në muajin e nëntë kam qenë e shtruar në spital, kam dalë vetëm dy javët e dasmës dhe kam qëndruar në shtëpinë e prindërve të mi.

Ardit Gjebrea: Pse u ndave nga ish-bashkëshorti?

Rezi: Kanë qenë shumë arsye, dhuna, mospërputhja e karaktereve, derisa mësova që ish-bashkëshorti më tradhtonte. Nuk e kam parë me sytë e mi, por kam pasur fakte, prova dhe në momentin që e kam pyetur në fillim si çdokush e mohoi, por më pas tha që unë atë femër e dua. Kur e pyeta pse u martove me mua, tha që kam dhe unë të drejtën që të kem një familje. Fëmijën e mendove i thashë? Fëmija nuk ka ardhur me dëshirën time në jetë, thjesht se ma kërkoi mami. Këto ishin fjalët e tij. Më tha nëse më pranon kështu rri, nëse s’më pranon më tregoi derën.

Next Post
Situatë alarmante në vend, Brataj: Në 24 orë janë shtruar në spitale 81 pacientë me Covid

Rritje e lehtë e infektimeve, Brataj: Pas 15 Majit do të shihet për lehtësim ose jo të masave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In