• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur arti fashit historinë, brenda vilës me 100 dhoma të diktatorit Enver Hoxha (Video)

by B K
25/01/2025 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-vila e diktatorit shqiptar Enver Hoxha ka hapur dyert, duke u kthyer në një rezidencë artistike. Për 10 vitet e ardhshme, artistë të rinj, nga vende të ndryshme të botës, por edhe nga Shqipëria, do të jetojnë, krijojnë dhe ekspozojnë në të.

Ndryshe prej shumë vendeve të Lindjes, që kanë zgjedhur t’i kthejnë në muze, shtëpitë e diktatorëve, apo ndryshe prej propozimeve që vila e Hoxhës të kthehej në një “Muze të përgjegjësisë”, prej ku tregoheshin përgjegjësit për krimet e diktaturës në vendin tonë, qeveria shqiptare, ka zgjedhur që përmes një marrëveshjeje me fondacionin francez “Art Explora” ta kthejë atë në një hapësirë arti. Kemi dashur të bëjmë aty që diktatori Hoxha urrente, tha përmbledhtazi kryeministri i vendit Edi Rama, duke e quajtur simbolikisht këtë strukturë një “shtëpi degjenerimi”- si kundërvënie ndaj normale të moralit e kanoneve të realizmit socialist që imponoi regjimi komunist.

Në këtë rihapje të godinës, në fakt i vetmi element që e lidh atë me të shkuarën, duket se janë pikërisht veprat në pikturë të realizmit socialist që ende ruhen mureve të vilës. Përndryshe, restaurimi dhe rikonceptimi i saj ka zhbërë, zhveshur dhe fashitur domethënien që vila ka pasur për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, si vila ku merreshin vendimet dhe prej ku kulti i individit, buronte dhe shpërndahej, duke qenë ende sot, një model i mbrapshtë i ‘adhurimit’ të numrit një dhe imponimit që vjen prej numrit një. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmendi fantazmën e Hoxhës, si metaforë e punës që i pret artistët në vilë, por duket se fantazma ka gjetur prehje mes harresës së shoqërisë për t’u përballur me të dhe pasojat e politikave të saj.

Ka mendime se Hoxha, përmes sistemit komunist dhe mënyrës se si e implementoi atë në vend, kreu një eksperiment të madh social: një shtet i mbyllur dhe izoluar, ku çdo që dilte tej normës ndalohej e dënohej, përfshirë informacionin për botën jashtë, çka prodhoi përmes frikës, propagandës dhe “laboratorit komunist”, njeriun e ti. Fashitja e dëshmive mbi të shkuarën dhe zbehja e gjurmëve të përgjegjësisë, duket të jetë një eksperiment i ri; artistët e këtij “oborri” artistik do të mund të jetojnë e krijojnë të lirë, por vetë oborri duket se e ka humbur emrin dhe pamjen sikundër emërtimin që na kujtonte të djeshmen.

Next Post
“Salianji mori më shumë vota se ty”/ Arsyeja pse u revoltua Edmond Spaho me Grida Dumën

“Salianji mori më shumë vota se ty”/ Arsyeja pse u revoltua Edmond Spaho me Grida Dumën

Comments 1

  1. Fatri Muho says:
    12 months ago

    Plotësisht sa shkruani, por gjyles mos ja fusni.
    E ku janë 100 dhoma ? E keni idenë ?
    Edhe hoteli më i madh në Shqipëri, nuk i ka më shumë se 90 dhoma.
    Një çikë më me finesë edhe kur lëshoni dëngla të këtijë modeli.
    Është fyerje për inteligjencën e një shqiptari me formim modest. Në se shkruani për ardhanjakët bathoristë, por që nuk ju lexojnë, është tjetër muhabet.
    Thjesht për etikë llogjike.

    Reply

Leave a Reply to Fatri Muho Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In