• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur aktori ndryshon regjisor!

by Dritan Hila
06/10/2025 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Procesi bitisi ashtu si nisi: gallatë. Rama ia doli që pa pasur nevoje të investohet, t’i telendisë opozitarët. U nxori topin dhe opozitarët në vend ta gjuanin u nisen ta shqyenin.

Nuk zhgënjeu Berisha, i cili kur niset të telendisë një proces, e bën helaq tamam. U duk qysh se u tall me kandidatin që zgjodhi (të njëjtën pati bërë edhe me Këlliçin që pasi e zgjodhi, e tallte për ngjyrën e lëkurës), duke thënë që Tirana ka njeriun që duhet.

Të vendosësh një aktor modest për të qeverisur metropolin e vendit, motorin ekonomik dhe qendrën më të ndërlikuar të marrëdhënieve të grupeve të interesit, me një njeri eksperienca e të cilit është disa role sipërfaqësore, është të tallesh me të gjithë: Me kandidatin, me ata që i gënjeu mendja dhe u veteofruan, me aleatët dhe me procesin.

Kuptohet që pas kësaj, nuk ka më garë. Nëse do citonim Florjanin në një nga parodizimet e tij, Rama nuk ka nevojë të kërkojë vota se ato ia jep vetë opozita.

Në rrjet ka një keqkuptim të madh, ku shumë prej tyre e konceptojnë politikën punë likesh. Në fakt rrjetet sociale janë vetëm punë gallate. Ti mund të marrësh like dhe komente por nuk merr vota.

Politika është kontakt me njerëzit, koordinim interesash, grupe biznesi që duan perspektiva dhe garanci, kanale lidhje mes votuesit dhe të votuarit. Këto janë vetëm disa mes shumë të tjerave që e bëjnë politikën art që nuk ka lidhje me skenën por me prapaskenën.

Dhe për t’u ndalur me disa rreshta te kandidati, keqardhje për përdorimin e pamëshirshëm që i ka bërë Berisha. Djali nuk ka asnjë eksperiencë politike. Nuk është një Bepe Grillo i cili pas kuintave të skenës, ka pasur një debutim dekadash tek e majta italiane dhe as George Carlin që në thelb ka qenë një filozof popullor kontravers.

Floriani mbahet mend për rolin e policit, imtimin e Ramës dhe të periodizimit të filmave shqiptarë, të cilat për hir të së vërtetës nuk i bënte keq. Por atëherë kishte edhe regjisor të zot. Këtë radhë ka zgjedhur një regjisor mizerabël.

Next Post
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In