Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korcës. Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit radhazi ka zgjedhur qytetin juglindor për të zhvilluar këtë aktivitet.
Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës.
Shorti gjysëmfinal do të hidhet me datë 27 nëntor.
Ndeshjet do të luhen me datë 28 Nëntor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu”.
Aktiviteti do të fillojë në orën 11.00.
a.ç