• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi mund Skënderbeun, Luftëtari e Tirana ndahen barazim

by Java News
24/04/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë nuk regjistruan rezultate të bujshme dhe suksese bindëse, duke shtyrë llogaritë për finalen e madhe. Kukësi mundi 2-1 Skënderbeun në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz, por korçarëve mund t’i mjaftojë një sukses minimal 1-0 për të kaluar në sfidën e fundit të turneut. Reginaldo prishi ekuilibrat pas një kontrolli të saktë në hyrje të zonës, e kjo ishte rrjeta e vetme në fraksionin e parë.

Në rinisjen e lojës, Skënderbeu aplikoi një skemë jashtë loje që rezultoi një dështim dhe i mundësoi Vasil Shkurtajt të shënojë sërish për Kukësin. Llogaritë për kalimin në finale, gjithsesi u hapën me golin me portën bosh të Dejvi Bregut, pas një gafe të portierit Frashëri.

Ndeshja e kthimit në Korçë do të vendosë finalistin.

Aty ku nuk u prishën fare balancat ishte ndeshja e Gjirokastrës, mes Luftëtarit dhe Tiranës. Vendasit nuk e shfrytëzuan dot faktorin fushë për të marrë epërsinë ndaj kryeqytetasve, në një 90-minutësh të mbyllur me rrjeta të paprekura.

As zëvendësimet e trajnerëve dhe as egoja e lojtarëve në fushë nuk solli qoftë edhe një gol. Në të njëjtin stadium, të dielën, Luftëtari do të presë sërish Tiranën, këtë herë për Kategorinë Superiore.

/a.meta

Next Post
Veliaj priti në takim violinistin Olen Çezari dhe grupin e tij pas koncertit

Veliaj priti në takim violinistin Olen Çezari dhe grupin e tij pas koncertit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com