• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kundërzbulimi i SHBA: Rusia dhe Irani u përpoqën të depërtonin në zgjedhjet amerikane

by Java News
03/11/2020 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët që mbikëqyrin sigurinë e zgjedhjeve amerikane po shprehin besimin e tyre, ndërsa votuesit në mbarë vendin i janë drejtuar vendvotimeve për të hedhur votën e tyre për të zgjedhur presidentin e vendit, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë në nivelin e shteteve amerikane dhe në nivel lokal.

Miliona amerikanë pritet të votojnë fizikisht të martën, e cila është edhe dita e fundit që shtetasit amerikanë mund të votojnë, krahas mbi 100 milionë shtetasve që votuan nëpërmjet postës ose tek qendrat e votimit të hershëm.

Megjithë treguesit se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara mund të përpiqen të shkaktojnë konfuzion gjatë procesit elektoral, evidenca fillestare tregon se përpjekjet e tilla nuk kanë arritur të kenë ndonjë ndikim.

“Nuk kemi tregues se ndonjë kundërshtar i huaj mund të ketë arritur të kompromentojë apo ndikojë tek votat e hedhura gjatë këtyre zgjedhjeve“, tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare në detyrë, Chad Wolf, vetëm pak pasi kishin hapur dyert qendrat e para të votimit.

“Infrastruktura jonë zgjedhore është e fortë“, tha ai. “Por, ne duhet të vazhdojmë në gjendje gatishmërie të lartë“.

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar tashmë të paktën dy përpjekje për të depërtuar në sistemet që shihen si kritike për zgjedhjet gjatë javëve të fundit, një nga Irani dhe një nga Rusia.

Në të dyja rastet, hakerët mundën të vjedhin të dhënat e regjistrit të votuesve. Madje hakerët iranianë arritën të infiltrohen në një bazë të dhënash të një shteti amerikan dhe e përdorën informacionin e marrë gjatë fushatës së tyre dezinformuese.

Megjithatë, zyrtarët thanë të martën se sulmet u neutralizuan me shpejtësi dhe se nuk do të kishin ndonjë ndikim tek rezultati i zgjedhjeve.

“Nuk u ndryshuan të dhënat e votuesve“, tha një zyrtar i lartë i Agjensisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës (CISA) gjatë një telefonate me gazetarët të martën.

“Vazhdojmë të kemi besim tek siguria e votës, numërimi i votave dhe procesi i çertifikimit të rezultatit“, tha zyrtari duke folur në kushte anonimiteti.

Disa qendra votimi raportuan radhë të gjata në orarin e çeljes për votuesit, megjithëse faqja në internet electiononline.org, e cila e përshkruan veten si jopartiake, tha se kjo ndodhi kryesisht për shkak të volumit të lartë të votuesve.

Qendra të tjera votimi në Nju Jork, Xhorxhia, Indiana dhe Ohajo përjetuan një sërë problemesh teknike.

Në qarkun Franklin, të shteti Ohajo, zyrtarët zgjedhorë u detyruan të mos përdorin më regjistrat elektronikë që ndihmojnë në mbajtjen e të dhënave të votuesve dhe për t’u siguruar që ata nuk votojnë dot dy herë. Ata vendosën të përdorin regjistrat në letër.

Por, zyrtarët federalë thanë se incidente të tilla nuk duhet të jenë një arsye për alarmim.

“(Nuk ka) tregues për ndonjë lloj aktiviteti malinj kibernetik“, tha një zyrtar i dytë i CISA-s, që gjithashtu foli në kushte anonimiteti.

Ai i përshkroi çështjet si “sfida tipike me teknologjinë zgjedhore”.

“Me qindra mijëra vendvotime, do të ketë disa (probleme)“, shtoi zyrtari.

Megjithatë, zyrtarët e sigurisë së zgjedhjeve amerikane paralajmëruan amerikanët të qëndrojnë vigjilentë, duke paralajmëruar se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara, si Rusia, Kina dhe Irani, mund të jenë duke pritur derisa të mbyllet votimi për të filluar sulme më serioze.

“Nuk kemi dalë ende nga rreziku“, tha Drejtori i CISA-s, Christopher Krebs.

“Sot në një farë kuptimi është gjysma e parë e lojës. Mund të ketë ngjarje ose aktivitete të tjera, ose përpjekje për të ndërhyrë dhe dëmtuar besimin tek zgjedhjet“, tha ai. “Prandaj, unë kërkoj nga të gjithë amerikanët që të jenë të durueshëm, për t’i trajtuar të gjitha pretendimet e bujshme me skepticizëm“.

Zyrtarët e kundërzbulimit kanë qenë veçanërisht të shqetësuar në lidhje me operacionet e vazhdueshme të ndikimit, duke paralajmëruar se Rusia, Kina dhe Irani në veçanti, kanë vendosur në objektiv në mënyrë aktive amerikanët, duke u përpjekur të zmadhojnë ndasitë ekzistuese politike dhe të nxisin mosbesimin në procesin zgjedhor.

Zyrtarët gjithashtu akuzojnë të tre vendet për përpjekjen për të ndikuar në rezultatin e garës presidenciale amerikane, duke u përpjekur të ndihmojnë ose të dëmtojnë kandidaturat e Presidentit Donald Trump ose ish-Nënpresidentit Joe Biden.

Por ata gjithashtu thonë se rreth 30 vende janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhje, një listë që përfshin vende aleate të Shteteve të Bashkuara, si Arabia Saudite dhe Turqia dhe vende kundërshtare si Kuba dhe Venezuela.

Që nga e marta herët, zyrtarët thanë se ishin të vetëdijshëm për të paktën një fushatë dezinformimi që synonte votuesit kinezo-amerikanë dhe po punonin me agjenci të tjera qeveritare dhe kompani të mediave sociale për ta menaxhuar.

Sipas faqes jofitimprurëse investigative ProPublica, të paktën njëzet e katër grupe në aplikacionin e mediave sociale me pronësi kineze WeChat po përpiqeshin të frikësonin votuesit duke përhapur zëra se zyrtarët amerikanë do të mobilizonin ushtrinë për të shtypur trazirat që po afrojnë. /Voa/

Next Post
Trump ironizon Biden: Largohem nga vendi nëse mundem nga kandidati më i keq në historinë e politikës

Zgjedhjet e SHBA/ Donald Trump e pranon: Humbja nuk do të ishte e lehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

July 7, 2026
Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

July 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

July 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Njeriu i divanit

July 7, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

July 7, 2026
Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In