Një 22-vjeçar me iniciale Xh. F., ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollin në mjetin e tij në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit në Lezhë u gjet një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa. Lënda narkotike është gjetur në pjesën e sendiljes se prapme.
Në momentin e ndalimit 22-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
/a.r