Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Tropojë. Në pranga ka rënë Isa Mulgeci nga fshati Lekurtaj i Tropojës.
45-vjeçari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me 1 vit e 8 muaj burgim.
Ai është dënuar për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë dhe rendit publik.
/a.r