• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kundërshtitë për ligjin e Prokurorisë, ja 22 sugjerimet e PD

by A R
17/09/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka depozituar dje në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi një opinion me 22 sugjerime për përmirësimin e projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”. Në materialin e punuar nga ekspertët e PD-së thuhet se në projektligj duhet të hiqet koncepti i shkarkimit të prokurorëve kur janë “i paaftë”. Sipas demokratëve, me këtë pikë të ligjit mund t’i bëhet presion kryeprokurorit. “Në nenin 50, pika 2, ne jemi kundër zëvendësimit të prokurorit për shkak se ai është ‘i paaftë në punë’, sepse kjo hipotezë rrezikon abuzim në praktikë, për ndërhyrje të papërshtatshme. Çështja e aftësisë profesionale i përket Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe nuk mund të japë efekt në një procedim penal konkret”, thuhet në draftin e PD-së.

KOMPETENCAT

Në opinionin e PD-së thuhet edhe se projektligji “për prokurorinë” është hartuar nga komisioni i reformës pa praninë e opozitës dhe në të janë tkurrur kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Për sa u përket kompetencave të Prokurorit), konstatojmë se PP është shndërruar vetëm një funksion që mbledh statistika, i paaftë të ndikojë në rritjen e performancës së prokurorisë si sistem. E drejta e kontrollit për korrektësinë e zbatimit të udhëzimeve të tij nuk i njihet atij, por Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Ndërkohë, në Kushtetutë, ILD është konfiguruar vetëm si instrumenti për procedimin disiplinor të prokurorëve dhe jo për vlerësimin e performancës”, thekson PD-ja.

Më tej shtohet se në ligj Prokurorit të Përgjithshëm i janë hequr të drejta, të cilat i ka në Kushtetutë.

“Në këtë mënyrë, kompetencat e PP të parashikuara në ligj janë të rrudhura, krahasuar me atë çka parashikon Kushtetuta. PP nuk i njihet e drejta e kontrollit të performancës ndaj prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre. Kjo përbën rrezikun më të madh të modelit të organizimit të prokurorisë, teksa, krahas njohjes së një pavarësie më të madhe prokurorëve të thjeshtë, nuk njihet kontrolli i performancës së tyre. Nga ana tjetër, PP është zhveshur edhe nga kompetencat e thjeshta administrativo- burokratike duke ia kaluar ato Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe disa edhe Mbledhjes së Prokurorëve, të cilat rrezikojnë të asfiksojnë komponentin e menaxhimit administrativ të prokurorisë”, thekson PD-ja.

SUGJERIMET E PD

• Lidhur me nenin 11, pika 2 jemi kundër mundësisë së delegimit me ligj të funksionit të prokurorit tek autoritete të tjera dhe shpjegimi i dhënë nuk është bindës. Në rastin e oficerëve të policisë gjyqësore, nuk bëhet fjalë për delegim funksioni, por bëhet fjalë për delegim veprimesh procedurale. Në mënyrën e hartuar, krijohet mundësia për të deleguar funksionin e ndjekjes penale dhe të përfaqësimit të akuzës në emër të shtetit, çka bie ndesh me nenin 148 të Kushtetutës.

• Lidhur me nenin 13, ku është dhënë opsioni për krijimin e degëve të prokurorisë, ne vlerësojmë se prokuroria nuk duhet të organizohet në degë, pasi kjo zgjidhje mund të sjellë komplikime apo konflikte të kompetencave, si dhe të shtojë në mënyrë artificiale shpenzimet e procedimeve penale. Në këtë rast, logjika e prezantimit të degëve të gjykatave, nuk është e aplikueshme në shërbimin që ofron prokuroria.

• Në nenin 23, pika 1, shkronja “dh” kushti i vendosur është i paqartë, sepse referenca në Kushtetutë flet për procedurën disiplinore të prokurorit dhe jo për ndonjë kusht ndalues. Për pasojë, sugjerojmë saktësimin e këtij kushti ndalues për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

• Në nenin 31, pika 1, afati 15 ditor për kandidim na duket i pamjaftueshëm në raport me kohën që një kandidati serioz i duhet për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar nga ligji, midis të cilave zë vend edhe platforma e objektivave. Për pasojë, sugjerojmë zgjatjen e këtij afati.

• Në nenin 32, pika 2, termi “Byroja Kombëtare e Hetimit” bie ndesh me Kushtetutën, e cila nuk e njeh këtë institucion. Ne sugjerojmë që kjo frazë të zëvendësohet me frazën “Njësia e Posaçme Hetimore”. Të njëjtin sugjerim kemi edhe për nenin 111, pika 2, ku sërish përmendet “Byroja Kombëtare e Hetimit”. Në çdo rast terminologjia duhet të jetë uniforme me ligjin e organizimit të institucioneve në luftë kundër korrupsionit.

• Në nenin 44, shkronja “ç” të saktësohet që bëhet fjalë për udhëzimet jo të detyrueshme për çështje konkrete të përcaktuara nga neni 49. Në këtë mënyrë, qartësohet jo vetëm natyra e këtyre udhëzimeve, por edhe procedura e kundërshtimit eventual të tyre, sipas rregullave të nenit 49. Gjithashtu, të saktësohet që kjo kompetencë i përket edhe Prokurorit të Përgjithshëm për prokurorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

• Në nenin 50, pika 2, ne jemi kundër zëvendësimit të prokurorit për shkak se ai është “i paaftë në punë”, sepse kjo hipotezë rrezikon abuzim në praktikë, për ndërhyrje të papërshtatshme. Çështja e aftësisë profesionale i përket Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe nuk mund të japë efekt në një procedim penal konkret./Panorama/a.m.

Next Post
Ekspertët: Ja rreziku që i kanoset ekonomisë nga kompanitë “Offshore”

Ekspertët: Ja rreziku që i kanoset ekonomisë nga kompanitë "Offshore"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In