• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekspertët: Ja rreziku që i kanoset ekonomisë nga kompanitë “Offshore”

by A R
17/09/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët e ekonomisë bëjnë thirrje që të mos vazhdohet më me kompani që shfrytëzojnë pasuritë e shqiptarëve të regjistruar në vende “offshore”, pasi qëllimi i tyre i vetëm është të vjedhin shtetin dhe qytetarët. Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, thotë se çështja me rafinerinë ARMO nuk është aspak transparente dhe fsheh interesa të jashtëligjshme.

Z. Preçi, si ju duket lajmi për rivënien në punë të rafinerisë ARMO dhe shfrytëzimit të saj nga një kompani e huaj?
Së pari, duhet të pranojmë që shitja apo kryerja e një transaksioni të tillë quhet e mirëqenë kur konfirmohet nga institucionet relevante. Kam parasysh edhe kontratën e biznesit, edhe kontratën e regjistrimit. Nëse ende nuk kemi asgjë të faktuar, dalja e një ministri në televizor nuk është e mjaftueshme.

Së dyti, shpreh keqardhjen dhe shqetësimin që vazhdohet me një retorikë boshe sa u takon investimeve sepse dihet që shtimi i numrit të kompanive të regjistruara si kompani offshore, kudo qofshin në botë, qoftë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të thotë më pak kontribute në buxhetin e shtetit.

Dhe nuk është e mjaftueshme që të kënaqesh se do të paguhen rrogat e prapambetura, pagesa e rrogës ndaj punëtorëve është detyrim kontraktual ligjor që si qeveria dhe gjykata, pra institucionet, duhet të bëjnë të pamundurën për ta realizuar, pavarësisht se cili është investitori, i huaj, vendas, i përbashkët etj.

Së treti, duhet të pranojmë se menaxhimi i këtij burimi, shitja e këtij aseti që është ARMO ka kaluar përmes një procesi korruptiv ende të pazbardhur sa i takon privatizimit të kryer herën e parë, për sa i takon përfshirjes së bankave të huaja dhe elementëve të krimit të organizuar deri te veprat kriminale dhe ka nevojë të zbardhet dhe t’i bëhen të njohura publikut.

Mendoni se ka shpresa për rikthimin në jetë të rafinerisë?
Nuk duhet të mjaftohen me ndryshim duarsh oligarkësh. Kjo pasuri duhet të menaxhohet ashtu siç duhet. Do të thotë që procesi i përpunimit të mos përdoret si mjet për të ndotur ambientin, për të shkatërruar makinat, për të bërë evazion fiskal dhe për të bërë korrupsion dhe për të furnizuar oligarkët dhe partitë politike, por të mirëmenaxhohet si çdo vend normal demokratik me institucione dhe shtet ligjor. Dalja e një ministri që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë, nuk duhet parë si sihariq që çdo gjë ka ndryshuar. Duhet parë procedimi ligjor, dokumentar, institucional.

Po taksat dhe detyrimet që ka në buxhetin e shtetit kompania, si mendoni se mund të zgjidhen?
Kushdo qoftë blerësi, vendas apo i huaj, duhet të përmbushë detyrimet karshi bankave, karshi tatimeve dhe taksave dhe shteti duhet të nxjerrë mësime për të mos lejuar krijimin e evazionit fiskal në këto përmasa në një kohë që qeveria prezantohet me dy standarde, represive ndaj qytetarëve në shuma të vogla deri në 30 mijë lekë të vjetra siç është rasti i qytetarit në Lushnjë ku personi humbi jetën, u vetëvra, në një kohë që kompani të tilla krijojnë detyrime në dhjetëra milionë euro që janë para të munguara.

Më keq akoma, unë do ta konsideroja si një element të kapjes së shtetit nëse vazhdohet me amnisti fiskale, amnisti tatimore, në favor të bizneseve të tilla. Koncepti i amnistisë ka të bëjë me të mirën më të madhe të shumicës dhe ka të bëjë me ato detyrime që kanë pamundësi të mëdha të vjeljes së tyre dhe kur janë ezauruar të gjitha mundësitë ligjore për marrjen e tyre, që nga sekuestrimi i aseteve dhe deri te marrja e një pjese nga kjo sekuestro qoftë në shuma të vogla. Nëse bëhet ndryshe kemi të bëjmë me favorizime dhe klientelizëm më shumë se me zbatim të ligjit./Monitor/a.m.

Next Post
FOTOT e veçanta/ Një mëngjes ndryshe për kryeministrin Rama

FOTOT e veçanta/ Një mëngjes ndryshe për kryeministrin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In