• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kundërofensiva ukrainase shpartallon forcat ruse –

by Java News
17/09/2026 21:34
Kundërofensiva ukrainase “shpartallon” forcat ruse -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Diku nga fundi i majit, teksa pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia mbushte pothuajse katër vjet e gjysmë që kur kishte nisur dhe sezoni veror i luftimeve po hynte në fazën më intensive, komandantët ukrainas urdhëruan, në heshtje, disa nga njësitet më me përvojë në luftime që të dislokoheshin rreth 50 kilometra në veri të qytetit Sllovjansk, në rajonin e Donjeckut.

Njësitet, kryesisht nga Korpusi i Tretë i Ushtrisë së Ukrainës, u ballafaquan në vijën e frontit të gjatë prej 1.100 kilometrash ku Ushtria e 20-të e Rusisë po përparonte ngadalë drejt perëndimit, duke u nisur nga një urë kyç në bregun perëndimor të lumit Zherebets, mes fshatrave, tokave bujqësore dhe kodrave. Synimi i Rusisë ishte të ndërpriste linjat e furnizimit për forcat ukrainase në Sllovjansk, një nga dy qytetet kryesore që është nën kontrollin ukrainas në rajonin e Donjeckut.

Gjatë muajve të verës, forcat ukrainase luftuan në drejtim të veriut nga qyteti Liman, teksa në të njëjtën kohë bën përparim nga jugu drejt fshatrave Ridkodub, Katerinivka dhe Nove.

Kjo përpjekje, sipas hulumtueseve me burime të hapura, ekspertëve që kanë udhëtuar në fushëbetejë, si dhe blogerëve ukrainas dhe rusë të luftës, po shkon drejt një suksesi të jashtëzakonshëm për forcat ukrainase: Një pjesë e madhe e forcave ruse në këtë zonë është zmprapsur deri te lumi Zherebets, ndërsa grupe të vogla ushtarësh janë rrethuar dhe ka gjasa të kapen ose të vriten në ditët në vijim.

Sipas vlerësimeve, kjo po shndërrohet në një nga ndryshimet më të mëdha në fushëbetejë gjatë muajve të fundit, ndoshta edhe gjatë një viti.

Për momentin, ky sukses lehtëson një pjesë të presionit mbi mbrojtjen ukrainase, e cila po përpiqet të mbajë vijën e frontit në qytete, qyteza dhe rrugë që shtrihen nga veriu në jug dhe përfshijnë Sllovjanskun dhe qytetin Kramatorsk, një zonë e njohur si “aglomeracioni”.

Për më tepër, ofensiva gati katërmujore u zhvillua në një terr të pazakontë informativ, pasi pothuajse asnjë informacion nuk shkoi te blogerët e luftës në Telegram në Ukrainë apo Rusi deri në ditët e fundit.

“Ukrainasit rimorën një pjesë të territorit. Rusia humbi më shumë territor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Konrad Muzyka, ekspert ushtarak me bazë në Poloni, i cili ka kaluar shumë kohë në vijat e frontit në Ukrainë.

“Është e rëndësishme, jo për shkak të asaj që po ndodh rreth Lomanit, por sepse mendoj se kjo pengoi një plan të madh rus që synonte ta rrethonte aglomeracionin Sllovjansk-Kramatorsk nga veriu dhe jugu”.

“Rusët vazhdojnë të përpiqen ta rrethojnë” të gjithë rajonin e Donjeckut, tha Dara Massicot, eksperte për ushtrinë ruse në Carnegie Endowment for International Peace, një institut me seli në Uashington. “Për momentin, duket se përpjekja nga veriu është bllokuar”.

Ndërkaq, një sërë kanalesh ruse të luftës në Telegram ka vënë po ashtu në pah përparime të konsiderueshme ukrainase.

“Një shpartallim në frontin e Limanit”, tha një nga blogerët e njohur në Telegram, Anatoly Shariy.

“Situata në Liman është alarmante”, tha Rybar, një bloger në Telegram që më parë ka qenë i lidhur me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

“Pësuam një humbje të pakëndshme taktike”, tha një kanal tjetër, i quajtur Dnevnik Desantnika. “Megjithatë, rrethimi nuk ndodhi. Pjesa më e madhe e personelit tonë u tërhoq dhe tani gjithçka varet nga fakti nëse forcat [ukrainase] mund ta shfrytëzojnë këtë sukses në lindje të lumit Zherebets”.

Të paktën një bloger pro-rus, Yury Kotenok, u ankua veçmas për mungesën e informacionit që kishte rrjedhur nga burimet ukrainase.

“Ukraina po zhvillon një ofensivë pranë Limanit në terr informativ”, shkroi ai. “Heshtja nga ana jonë tashmë është e zakonshme, por nga ana e armikut duket disi e pazakontë, gjë që është shqetësuese. Këtu kemi një strategji të qëllimshme heshtjeje”.

Zyra për media e ushtrisë ukrainase refuzoi të komentonte, duke thënë se operacionet janë në zhvillim e sipër. Por, në një deklaratë të publikuar më 15 shtator, komandanti i Korpusit të Tretë të Ushtrisë, Andriy Biletskiy, e konfirmoi, në vija të përgjithshme, kundërofensivën.

“Ne konfirmojmë raportimet për një ofensivë të Ushtrisë së Ukrainës në veri të rajonit të Donjeckut. Duke mbajtur fshehtësinë e informacionit, njësitë eliminuan zonat e infitrimit të armikut”, citohet të ketë thënë ai. “Aktualisht ka shumë informacione në burime të hapura që sugjerojnë se qëllimi përfundimtar i operacioneve tona ofensive është të arrijmë në brigjet e lumit Zherebets… Do të ketë lajme të mira”.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Suksesi në fushëbetejë nuk ka gjasa të përkthehet në ndonjë ndryshim më të gjerë strategjik për Ukrainën, thanë ekspertët ushtarakë. Në përgjithësi, Kievi mbetet në disavantazh, pasi ka më pak trupa dhe në shumë zona ka më pak armatim se Rusia.

Pavarësisht humbjeve jashtëzakonisht të mëdha dhe humbjes së terrenit në disa zona, Rusia vazhdon të përparojë ngadalë përgjatë disa pjesëve të frontit.

Komandantët ushtarakë i kanë dhënë përparësi përpjekjes për të pushtuar Sllovjanskun dhe Kramatorskun, gjë që do t’u jepte kontrollin mbi të gjithë rajonin e Donjeckut – dhe mbi të gjithë Donbasin.

Ky është prioritet për Putinin dhe Kremlinin. Rusia është zotuar se do ta pushtojë me forcë të gjithë Donbasin nëse Ukraina refuzon ta dorëzojë territorin që ende mban nën kontroll, një kërkesë që Kievi e ka hedhur poshtë. Çështja e kontrollit territorial në Donbas është një nga pengesat kryesore në përpjekjet për paqe, që udhëhiqen nga SHBA-ja.

Megjithatë, viti 2026 ka qenë relativisht stabil për trupat ukrainase në vijën e frontit. Në disa zona, Kievi ka rimarrë më shumë territor sesa Rusia ka fituar.

Suksesi i kundërofensivës në Liman nxjerr në pah gjithashtu aftësitë luftarake të disa prej njësiteve më të mira të Ukrainës – përfshirë Korpusin e Tretë të Ushtrisë – si dhe disa nga problemet e vazhdueshme të Rusisë në fushëbetejë, veçanërisht teksa dërgon në front vullnetarë të rinj, që u janë nënshtruar trajtimeve minimale.

“Mendoj se kjo tregon se rusët mund të përqendrohen [vetëm] në një sektor kryesor në të njëjtën kohë, i cili aktualisht është në Donjeckun jugor. Kjo herë pas here krijon disa pika më të dobëta diku tjetër, të cilat mund të shfrytëzohen”, tha Massicot.

“Kam përshtypjen se Ushtria e 20-të e Kombinuar nuk ishte më e forta dhe kështu mund të ketë qenë një pikë e mirë [për Ukrainën] ku të shtynte përpara”, tha ajo.

“Ukraina tani, në mënyrë efektive, e ka eliminuar kërcënimin e rrethimit të [Limanit] dhe po kërcënon daljen e forcave ruse në veri të qytetit”, tha Black Bird Group, një organizatë hulumtuese me seli në Finlandë.

“Fushata verore ruse e vitit 2026 mund të konsiderohet një dështim”, tha Emil Kastehelmi, bashkëthemelues i organizatës.

Next Post
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In