• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kundërofensiva/ Pas avancimeve ukrainase, Rusia pritet të evakuojë civilët nga Khersoni: Sigurojmë akomodimin…!

by Java News
13/10/2022 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas Kherson, Vladimir Saldo, u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen, duke përmendur sulmet ditore me raketa nga forcat ushtarake ukrainase. Ai u ka bërë thirrje civilëve që të “shpëtojnë veten” duke shkuar në Rusi për “pushim dhe studime”, si dhe ka kërkuar ndihmën e Moskës.

Kësaj thirrjeje i është bashkuar më vonë zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, përmes një mesazhi në televizionin shtetëror.

Ukraina hedh poshtë akuzat se shënjestron civilët e saj. Trupat e saj ushtarake kanë çliruar së fundi disa zona në veriperëndim të Hersonit, dhe i janë afruar qendrës. “Qeveria ka marrë vendim për të organizuar ndihmë për largimin e banorëve nga rajoni i Hersonit për në rajonet tjera të shtetit”, ka thënë Khusnullin.

“Ne do t’i ofrojmë secilit akomodim të lirë dhe gjithçka që është e nevojshme”. Në mesin e armëve tjera, Kievi ka përdorur sistemet raketore amerikane, HIMARS, duke goditur me to shënjestrat ushtarake ruse. Hersoni është kryeqyteti i vetëm rajonal që ka rënë nën kontrollin e forcave ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt. Më herët gjatë këtij muaji, presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur aneksimin e katër rajoneve ukrainase: Herson, Zaporizhja, Donjeck dhe Luhansk.

Ukraina dhe Perëndimi e kanë dënuar këtë hap, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Për më shumë, Rusia nuk kontrollon në tërësi këto rajone. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./m.j

 

 

Next Post
FOTO/ Mbetën të plagosur në masakrën e Klosit, kush janë Eglantin dhe Renado Hasula

FOTO/ Mbetën të plagosur në masakrën e Klosit, kush janë Eglantin dhe Renado Hasula

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In