• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Kundër verbërisë!

by El Be
14/03/2026 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tritan Kalo

“Bindja e verbër ndaj autoriteteve, është armiku më i madh i së vërtetës” – theksonte mëndja më e ndritur e njerzimit të shekullit të 20-të, Albert Einstein

HIPOKRIZI është fjala që përmbledh më saktë dhe më mirë GJITHSHKA, që është luajtur dhe vijon të luhet nga klasa/kasta e jonë politike në skenën e Teatrit Absurd të DEMON-KRACISË në Albanistan…..

TRE FOTOT e mëposhtëme pas fotos sime, qartazi na përcollën me kohë mesazhet se:

1- bashkë ishim SB dhe ER që në metingun e parë të PD-së, te ish-stadiumi “Qemal Stafa”,

2- po bashkë ishim SB dhe ER që në çastet e para të pas tragjedisë së Gërdecit në 15.03.2008, mbështetje e cila i parapriu edhe “atentatit të ndryshimeve kushtetuese” të 21.04.2008, si dhe

3- bashkë do të vijojmë të jemi ER dhe SB e do të mbështesim njëri-tjetrin, si në rrënimin e mëtejshëm të Demokracisë në vënd po ashtu edhe në vijimin e zhagitjeve tollovitëse të Shqipërisë së këndej Drinit në udhëkryqin e saj….

“AJO PUNA E REFORMËS NË DREJTËSI” ishte thjesht e vetëm një lojë fasadiste, në vazhdën e pseudo-Reformave të mos-reformimit të vëndit drejt një Sistemi socio-ekonomiko-politik të vërtetë Demokratik….

Po përse “o dele militantë” çfarë kujtuat ju, se ne do ta reformonim Drejtësinë deri në atë shkallë, sa të binim edhe vetë brënda në çarkun e saj?!….

Ca peshq të vegjël bëjmë sikur i dënojmë pa ua prekur pasuritë e vëna, dhe atyre të mëdhenjve u themi të largohen e të gëzojnë ato pasuri që kanë jashtë vëndit….

DELET e “il poppolo Albanese”, ato pas i kemi patur dhe pas do ti kemi edhe në të ardhmen, për sa kohë që vijojnë të na mbështesin “në kokorroçëritë tona” dhe ato shumëpak ose aspak i shohin

FAKTET:
– se bijtë e bijat ua kanë tharë vatrën familjare,
– se dita-ditës vëndi po zbrazet,
– se kostoja e jetesës vetëm rritet dhe populli vetëm e vetëm varfërohet,
– se kanë pensionet më të ulta në rajon dhe në të tërë Europën,
– se paguajnë rreth 60% të kostos së shërbimeve shëndetsore direkt nga xhepat e tyre, në një vënd ku “Shëndetsia presupozohej të ishte falas”,
– se po paguajnë punë të pakryera ose të pa nisura fare,
– se e paguajnë çdo kilometër rrugë disa herë më shumë se në çdo vënd të botës,

– se mbajnë me paga dhe trajtime për ti patur zili, një PARLA-PA-MENT prej 140 deputetësh, të cilët në shumicën e tyre as emri nuku i dihet e jo më të luftojnë aty për interesat e votuesve të tyre,
– se paguajnë për mbledhjet e Qeveriut e të shpurës së tij nëpër resorte, ndërkohë që ka ndërtesa publike për organizimin e tyre,
– se “po përpiqemi të zgjidhim hallet e Ukrainës”, por një fjalë të vetme se e themi për hallet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës,

– se premtuam 300.000 vënde pune dhe futjen e vëndit në BE, që në “mandatën” e parë të qeverisjes së Rilindjes në harkun kohor 2013-2017, por në këto 11 vite edhe mbi 770.000 shqiptarë të tjerë janë larguar nga vëndi dhe ne ende nuk e kemi çelur kapitullin e parë të negociatave për pranimin në BE, nga 35 syresh që duhet të hapen,

– se “do vidhnim më pak se këta” (flitej nga Shalsi i Rilindjes, në raport me qeversjen e PD apo edhe të PD+LSI në pushtet deri në atë kohë), por “ja që na u prishën frenat e dorës”, sapo morëm pusht-shtetin dhe turravrapi i makinës së korrupsionit nuk po ka të ndalur, aq më keq se “shumica e të korruptuarve i hanë dardhat e kleptokracisë e të korrupsionit pas shpinës së KM”, dhe ai vetë nuk është fajtor për zgjedhjen e tyre në pozita kyçe të qeverisjes së vëndit,

– se u ngritën në Dhjetor 1990 për të përmbysur një Sistem diktatorial, dhe jo për ta zëvëndësuar atë me një Sistem pothuajse të përafërt Autokratik/Partitokratik/Kryetarokratik pas ndryshimeve kushtetuese të 21.04.2008, të bëra në dakordësi të plotë mes PD dhe PS,

– se të drejtuar e yshtyr prej kësaj klase/ kaste/glase politike i nxorëm gurëthemelet gjithshkaje që ndërtuam me mund, gjak e sakrifica për 45 vite, duke e lënë veten të pa punë pas shkatërimit të mbi 550 objekteve industriale, të minjerave, të veprave ujitëse e kulluese bujqësore, të plot hekurudhave, të mjaft shkollave e spitaleve, etj……

– se duke marë mënt e tyre dhe të patronëve të tyre jashtë vëndit, NE e lamë Shqipërinë e këndej Drinit pa mbrojtje e siguri, sa edhe “kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç” të tallej e të shprehej se “e pushtonte për tre orë Tiranën me klubin e gjahtarëve të Beogradit”….

– se jemi i vetmi anëtar i NATO-s pa një grykë topi, pa një tank dhe pa një aeroplan luftarak, kur para 1991 kishim qindra e mijra të tillë, të cilët ende sot përdoren në fushëbetejat kudo në botë….,

– se po harojmë që në krye të pasurimit pa fre të vedit, në krye të punëve të “dovletit” kemi dhe vijojmë të mbajmë ata, që “Të pabukë i gjeti dita, dhe milionerë i zuri nata” (Ali Asllani), të cilët nuku kanë kufij nginje në pasuri,

– se duket që e kemi haruar plotësisht në emër të “Ballkanit të Hapur” i ideuar nga Boshti strategjik Moskë-Beograd, i cili fatmirësisht u mbyll ende pa u hapur, vetë AMANETIN e Baballarëve të Kombit kur i shpallën të mëvehtësuara Trojet Arbërore, për Bashkim Kombëtar,

-se Kosovë dhe Shqipëri apo Shqipëri e andej dhe e këndej Drinit janë një dhe të pandara, ndaj nuku ka pse të ketë kufij ndarës mes nesh, sidomos të ekzistojë absurditeti i traut me pagesë 5 euroshe, për një Rrugë të ngritur plotësisht me fonde publike,

– se DUHET së pari si Shqiptar të ngrihen dhe të kërkojnë të mirëjetojnë e të mbrothësojnë, në një vënd me pasuri të pafundme mbi dhe nëntokësore, në një “Vënd të bekuar nga Perëndija, por të mallkuar nga vetë ne njërëzia” (FK), ku ata frymojnë ndërshekuj…..
BOLL më Bashkëkombas të Shqipërisë së këndej Drinit me militantizëm dhe me patronazhizëm….

MENDONI dhe PUNONI një herë të vetme për veten, për fëmijët e familjen tuaj, si dhe për komunitetin ku frymoni, sepse SHQIPËRIA e jonë mund dhe meriton të BËHET një kryezonjë në ILLIRICUM PENINSULA…..

POLITIKANËT e sotëm të të dy krahëve të politikës kurdoherë do ta gjejnë fjalën e kompromisit në mes tyre, për ti zgjatur kohën pusht-shtetit të rradhës si dhe vijimësisë së grabitjes së popullit nga ana e tyre….

Next Post
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In