• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kundër pasuesit të Bushatit, PD mbështet Metën: Ka kërkuar copëtimin e Kosovës!

by Java News
08/01/2019 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët i japin të drejtë presidentit, i cili nuk ka dekretuar më shumë se gjysmën e propozimeve që kryeministri i dërgoi për rifreskimin e qeverisë me ministra të rinj. “Asnjë nga ministrat e rinj nuk duhet dekretuar. Kjo qeveri është qeveri në ikje, pa fizionomi, e dështuar dhe shënon mbylljen e kapitullit të Rilindjes”, tha Tritan Shehu.

Ish-ministri i Jashtëm demokrat, Tritan Shehu thotë se Ilir Meta po luan rolin që i cakton Kushtetuta, ndërsa shton se refuzimi i tij do të ishte i bazuar për shefin e ri të diplomacisë shqipare, për shkak të qëndrimeve të rrezikshme në raport me politikën e Jashtme të Shqipërisë.

“Unë jam ai që kam kërkuar shkarkimin e Bushatit, por kandidatura e sjellë për ministër të Jashtëm nuk përmbush kriteret që duhet të ketë ministri i Jashtëm, e krijon paqartësi për politikën e Jashtme shqiptare, hap probleme me aleatët tanë dhe është kandidaturë që është shprehur për një proces të rrezikshëm, siç është ai për copëtimin e Kosovës, duke marrë në mbrojtje teorinë e Beogradit”, tha Tritan Shehu.

Demokratët janë indiferentë ndaj faktit se, me ndryshimet e fundit, kabineti “Rama” po merr pamjen e një qeverie teknike, për sa kohë – thonë ata, – kryeministri është politik.

“Ne si opozitë jemi indiferentë, sepse si të parët, si të dytët janë të dështuar. Por e dyta më e dështuar dhe tregon paaftësinë e qeverisë së kryeministrit. Ndaj e thashë se këto ndryshime vulosin idenë që kjo është qeveri në ikje shpejt, në shkërmoqje”, tha Tritan Shehu.

Presidenti Meta mësohet se ka nisur një proces verifikimesh për 5 ministra, përfshi të Jashtmin, ndërsa më 12 janar skadon koha që i njeh Kushtetuta për të thënë fjalën e tij./a.meta

Next Post
Protesta te Unaza e Re, deputetët e PD-LSI: Rama t’i vendosë gishtin kokës!

Deputeti i PD Balliu udhëheq disa banorë të Astirit drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In