• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kundër dënimit me 25 vjet, Dritan Dajti bën kundra rekurs ndaj rekursit të Prokurorisë

by Java News
25/04/2019 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët mbrojtës të të Dritan Dajtit kanë bërë kundra rekurs ndaj rekursit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë si i bërë në kushte joligjore.

Kujtojmë se tre muaj më parë, Dajti iu hoq dënimi i përjetshëm dhe dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas 10 vitesh proces.

Vendimi u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur edhe një hetim për “Korrupsion pasiv”.

Procesi ndaj Dritan Dajtit
Në datë 13 mars të këtij viti Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda çoi vendimin e dënimit me 25 vite burgim për Dritan Dajtin në Gjykatën e Lartë. Prokurori, kërkoi nëpërmjet një rekursi në Gjykatën e Lartë që Dritan Dajti të dënohet me burgim përjetë, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, pasi vendimin e saj prokuroria e shikon të pabazuar në ligj dhe jo objektiv vendimin për dënimin e Dajtit me 25 vite burgim. Sipas rekursit të prokurorisë çështja ndaj Dajtit ka shumë mangësi, pasi gjyqtarët që kishin në gjykim të pandehurin kanë kryer një sërë shkelje procedurale gjatë gjykimit.

Në vendimin e tyre të shumicës tre gjyqtarët Petrit Aliaj,Skënder Damini dhe Aleks Nikolli shprehen në pranimin e gjykimit të shkurtuar për Dajtin, se këtë gjë e bëjnë për ekonomi gjyqësore, pra për të shkurtuar periudhën e gjykimit të këtij procesi. Por nga ana e saj prokuroria thotë në rekurs se ky argument i tre gjyqtarëve është i pabazuar dhe aspak logjik, pasi gjyqi ndaj Dritan Dajtit ka thyer çdo limit kohor, dhe argumenti i “ekonomisë gjyqësore” është sa jo normal dhe i çuditshëm.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e shkallës së parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij.  Tre gjyqtarët e Apelit që shpëtuan Dajtin nga dënimi përjetë ju kontrollua banesat në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.

g.kosovari

Next Post
Rrëfimi i 27-vjeçares nga Prishtina të cilën burri e dërgoi me dhunë në Siri: Më tha se po shkojmë në Gjermani

Rrëfimi i 27-vjeçares nga Prishtina të cilën burri e dërgoi me dhunë në Siri: Më tha se po shkojmë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In